Prishtinë 20 Dhjetor 2025 15:44
Kombëtarja e Kosovës në futboll, po vazhdon të rritet jo vetëm në fushë, por edhe në aspektin financiar.
Sipas të dhënave të fundit nga Transfermarkt, “Dardanët” tani renditen si kombëtarja e 42-të më e vlefshme në botë, me një vlerë totale prej 149.08 milionë eurosh.
Rritja e vlerës së Kosovës është ndikuar dukshëm nga performanca dhe ngritja e vlerës së futbollistëve të saj. Futbollistët më të shquar dhe vlerësuar janë:
Fisnik Asllani (Hoffenheim) – 30 milionë euro
Edon Zhegrova – 25 milionë euro
Leon Avdullahu – 17 milionë euro
Amir Rrahmani – 12 milionë euro
Albian Hajdari – 12 milionë euro
Albion Rrahmani – 8 milionë euro
Arijanet Muric – 7.5 milionë euro
Nga ana tjetër, Vedat Muriqi, sulmuesi i Mallorcas dhe i Kosovës, ka shënuar një rënie të vlerës, e cila tani është 4.5 milionë euro.
Me këtë rritje, Kosova e ka lënë pas edhe kundërshtarin e “play-offit” për Botëror, Sllovakinë, e cila renditet e 44-ta me një vlerë prej 137.15 milionë eurosh.
Megjithatë, në ranglistën e FIFA-s, Kosova vazhdon të renditet e 80-ta në botë, duke treguar se ka ende hapësirë për përparim në aspektin sportiv, përtej rritjes së vlerës së tregut.
Kjo statistikë tregon për përparimin e Kombëtares së Kosovës, si në fushë ashtu edhe jashtë saj, duke forcuar reputacionin dhe potencialin e lojtarëve dardanë në arenën ndërkombëtare.

“Ky është më shumë se një meç, do të luftoj për Shqipërinë dhe për shqiptarët”, Prenga me fjalë të mëdha para meçit jetik me Joshuan
Sonte gjysmëfinalja e dytë e Ligës së Kampionëve, Atletico Madrid – Arsenal
Kore antishqiptare në Shkup: “Shqiptari i vdekur është shqiptari i mirë” – autoritetet nisin hetimet
PSG – Bayern, sonte akti i parë gjysmëfinal i Ligës së Kampionëve
Behije Mustafa fiton të artën në Spanjë
Arrihet marrëveshja përfundimtare, Rrahmani vazhdon kontratën me Napolin me pagë të rritur
Komandanti i KFOR-it: Që nga tetori 2025, situata në Kosovë është përgjithësisht e qetë
Vitin e shkuar u ngritën 15 aktakuza për krime lufte, 10 prej tyre në mungesë
Milanoviq: Pretendime të pakuptimta se Kroacia, Shqipëria dhe Kosova po përgatiten të sulmojnë Serbinë