Prishtinë, 19 dhjetor 2025 07:19
Skuadra e Dritës e ka mbyllur me humbje fazën e ligës në kuadër të Ligës së Konferencës, por ka arritur ta sigurojë fazën “play-off” të kësaj gare.
Në ndeshjen e xhiros së gjashtë dhe të fundit të fazës së ligës, Drita pësoi humbje në udhëtim nga skuadra e La Ligas, Rayo Vallecano.
Dueli i luajtur në Madrid, përfundoi me fitoren 3:0 për Vallecanon, ekip që ishte dukshëm më i mirë se kampionia në fuqi e Kosovës.
Një gol në pjesën e parë dhe dy të tjerë në të dytën, ia siguruan skuadrës spanjolle fitoren ndaj Dritës.
Florian Lejeune (34’), Gerard Gumbau (66’) dhe Alfonso Espino (83’) shënuan golat për Vallecanon, ekip që gjithashtu e kaloi me sukses fazën e ligës pasi pëfundoi në pozitën e katërt me 13 pikë.
Për Dritën, kjo ishte humbja e dytë rresht me rezultatin 3:0 pasi me rezultat identik pësoi edhe javën e shkuar në Prishtinë nga skuadra e Az Alkmaarit.
Në gjashtë ndeshje të fazës së ligës, Drita regjistroi dy fitore, dy barazime dhe po aq humbje, duke përfunduar në pozitën e 21-të me 8 pikë të mbledhura, të cilat ishin të mjaftueshme për të siguruar fazën “play-off”.
Kjo do të thotë se Drita ka siguruar edhe dy ndeshje shtesë në Ligën e Konferencës, të cilat do t’i luajë në muajin shkurt të vitit të ardhshëm kurse shorti do të tërhiqet në janar.
Sigurimi i fazës “play-off” bën që Drita ta shkruajë historinë e futbollit kosovar pasi bëhet ekipi i parë që avancon në fazën e eliminimit direkt në një garë të UEFA-s.

Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Grand Slamin e Abu Dabit
Ballkani triumfon bindshëm ndaj Drenicës
Nacionalizmi serb shfaqet edhe në futboll, tifozët e “Yllit të Kuq” djegin figurat e Kurtit dhe Thaçit
Barcelona-Real Madrid: ‘El Clasico’ që mund ta ndryshojë historinë
Gjilani pret Llapin në hapje të xhiros së 11-të të Superligës
PSG-Barcelona, kryesfida e mbrëmjes në Ligën e Kampionëve
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit