Prishtinë, 18 dhjetor 2025 07:33
Në ambientet e Ministrisë për Komunitete dhe Kthim janë nënshkruar memorandumet me 63 përfitues të subvencioneve individuale, duke shënuar vazhdimin e mbështetjes së qëndrueshme institucionale për qytetarët dhe komunitetet lokale në mbarë Kosovën.
Memorandumet u janë dorëzuar përfituesve nga këshilltari i ministrit, Igor Rashiq, i cili theksoi se këto subvencione përbëjnë ndihmë të drejtpërdrejtë dhe të synuar për kategoritë që kanë më së shumti nevojë. Sipas tij, fokusi kryesor i mbështetjes është në sektorin e shëndetësisë, avancimin e prodhimit bujqësor si dhe zhvillimin e bizneseve të vogla.
Nga Ministria bëhet e ditur se programi i subvencioneve individuale synon forcimin e sigurisë ekonomike, përmirësimin e cilësisë së jetës dhe fuqizimin e komuniteteve lokale, duke përcjellë mesazhin se institucionet mbeten të përkushtuara për të investuar te njerëzit dhe e ardhmja e tyre.

Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Nis hetimi parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt, nëntë ditë pas ngjarjes
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë