Prishtinë, 17 dhjetor 2025 10:44
Agjencia e Ushqimit dhe e Veterinarisë së Kosovës ka njoftuar se ka hequr ndalesën e importit të kafshëve të gjallë dhe shpezëve nga Shqipëria.
AUV-i në një njoftim ka thënë se bazuar në raportet zyrtare më në Shqipëri nuk janë të pranishme sëmundjet si mortaja e dhenve dhe dhive dhe gripi i shpezëve.
“Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë njofton opinionin publik se, bazuar në raportet zyrtare të ADIS dhe ëOAH, në territorin e Republikës së Shqipërisë nuk janë më të pranishme sëmundjet PPR – Mortaja e dhenve dhe dhive, si dhe Avian Influenza (Gripi i Shpezëve), sterotip me patogjenitet të lartë HPAI–H5N1. Në bazë të Ligjit për Veterinarinë Nr. 2004/21, është marrë vendim për heqjen e ndalesës së importit dhe lejohet importi i kafshëve të gjalla, dele dhe dhi dhe produkteve të tyre, si dhe i shpezëve të gjalla dhe produkteve të shpezëve, që vijnë nga Republika e Shqipërisë”, ka njoftuar AUV-i.

Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Nis hetimi parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt, nëntë ditë pas ngjarjes
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë