Prishtinë 17 Dhjetor 2025 10:14
Dje rreth orës 11:05, në rrugën “Bekim Isma” në Rahovec, është raportuar një rast i gjetjes së një mjeti të dyshimtë shpërthyes.
Sipas informatave, gjatë kryerjes së punimeve me ekskavator, një mashkull kosovar ka hasur në një mjet të pashpërthyer, për të cilin dyshohet se ishte granatë dore. Pas pranimit të informacionit, njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë sigurimin e perimetrit për të shmangur ndonjë rrezik për qytetarët.
“Rr. ‘Bekim IsmaÇ, Rahovec / 16.12.2025 – 11:05. Është raportuar se gjatë punimeve me ekskavator ankuesi mashkull kosovar ka hasur në një mjet të dyshimtë të pashpërthyer (dyshohet për granatë dore). Njësiti policor ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes, ndërsa njësiti për deminim i FSK-së në mënyrë të kontrolluar e ka bërë shpërthimin e mjetit”, thuhet në raportin e policisë.

Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Nis hetimi parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt, nëntë ditë pas ngjarjes
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë