Prishtinë, 14 dhjetor 2025 20:07
Kosova po vazhdon me ritmin e projekteve të mëdha sportive, ndërsa në Podujevë po ngrihet pishina gjysmë-olimpike në vlerë 4 milionë euro, një projekt që synon t’i shërbejë si sportistëve në Lojërave Mesdhetare 2030, ashtu edhe komunitetit lokal.
Punimet që nisën gjatë verës, po avancojnë me shpejtësi dhe janë konsideruar si një shembull i dinamizmit në infrastrukturën sportive.
Ministri në detyrë për Kulturë, Rini dhe Sport, Hajrulla Çeku, thekson se projekti që kushton katër milionë euro, ka ecur shumë më shpejt se parashikimi fillestar dhe shënon një hap të rëndësishëm në modernizimin e sportit.
Ai shtoi se këto objekte sportive luajnë rol vendimtar në përgatitjen e sportistëve për Lojërat Mesdhetare, të cilat do të zhvillohen në Prishtinë në vitin 2030.
Lexo po ashtu“Fushata kundër Kosovës”, qeveria në detyrë kërkon reagimin e ndërkombëtarëve: Po dëshmohet refuzimi i SerbisëPër rëndësinë e kësaj pishine gjysmë-olimpike në Podujevë, ka folur edhe kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti.
Pishina gjysmë-olimpike në Podujevë është pjesë e një pakete më të gjerë investimesh që po zhvillohen në kuadër të përgatitjeve për Lojërat Mesdhetare.
Ndryshe, Kosova është zotuar për ndërtimin e disa qendrave dhe sallave sportive nëpër komunat kryesore të vendit, me synimin që Kosova të ketë një infrastrukturë moderne dhe funksionale për ngjarjet ndërkombëtare në vend.

Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Grand Slamin e Abu Dabit
Ballkani triumfon bindshëm ndaj Drenicës
Nacionalizmi serb shfaqet edhe në futboll, tifozët e “Yllit të Kuq” djegin figurat e Kurtit dhe Thaçit
Barcelona-Real Madrid: ‘El Clasico’ që mund ta ndryshojë historinë
Gjilani pret Llapin në hapje të xhiros së 11-të të Superligës
PSG-Barcelona, kryesfida e mbrëmjes në Ligën e Kampionëve
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë