Prishtinë, 11 dhjetor 2025 08:15
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka bërë të ditur se sipas Listës Votuese, në procesin e ardhshëm zgjedhor të drejtë vote do të kenë gjithsej 2,076,290 shtetas të Republikës së Kosovës.
“Sipas të dhënave nga Lista Votuese, numri i qytetarëve me të drejtë vote brenda vendit është 1,999,205, ndërsa 77,085 të tjerë janë regjistruar për të votuar jashtë Kosovës. Kjo listë ka 7,192 votues më shumë krahasuar me zgjedhjet lokale të 12 tetorit 2025”, deklaroi Elezi.
Sipas tij, procesi zgjedhor në territorin e Kosovës do të organizohet në 948 Qendra të Votimit, me gjithsej 2,614 vendvotime. Prej tyre, 910 qendra do të shërbejnë për votimin e rregullt me 2,557 vendvotime, ndërsa 38 qendra, nga një për secilën komunë, do të kenë gjithsej 57 vendvotime të dedikuara për votimin me kusht.

Këto janë adresat e 38 qendrave të votimit me kusht për zgjedhjet e 7 qershorit
Mandati i KQZ-së në përfundim, disa parti ende pa propozime
KQZ e pezullon AKR-në për shkak te mosmbajtjes së kuvendit zgjedhor brenda afatit
KQZ për zgjedhjet e reja: Do të veprojmë në përputhje me mandatin kushtetues dhe ligjor
KQZ miraton rekomandimet për reformë zgjedhore, kërkohen edhe ndryshime ligjore
Supremja thotë se i ka shqyrtuar të gjitha ankesat kundër vendimeve të PZAP-së
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë