Prishtinë 02 Dhjetor 2025 18:14
Në fillim të mbledhjes së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pas hapjes së periudhës për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, KQZ mori vendim për formimin e Komisionit për Kundërshtimin Administrativ.
„Në rast të refuzimit të aplikimit për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës, kundërshtimi ndaj njoftimit të KQZ-së mund të parashtrohet pranë këtij komisioni. Kundërshtimi administrativ mund të dërgohet përmes e-mailit në adresën: [email protected]. Çdo person, të cilit i refuzohet kundërshtimi administrativ, ka të drejtë ankese në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) brenda 48 orëve nga momenti i pranimit të vendimit të KQZ-së për refuzim, theksoi drejtori i Sekretariatit të KQZ-së, Besnik Buzhala.
Në vazhdim të mbledhjes anëtari i PDK-së në KQZ, Ilir Gashi pyeti për çështjen e buxhetit.
“E kam të qartë çështjen e këtij propozimi për shkak të emergjencës dhe zgjedhjeve të jashtëzakonshme, por dua të di se ku qëndron çështja e buxhetit. Ndoshta edhe kryesuesi, si dhe ju si drejtor, mund të na informoni se deri ku ka shkuar procedimi i buxhetit, sepse nuk mund të zhvilloni asnjë operacion zgjedhor pa të”, tha Gashi.
Drejtori i Sekretariatit të KQZ-së, Besnik Buzhala tha se ende nuk ka njoftim nga Ministria e Financave.
“Po, Ilir, siç e dini, më 25 nëntor KQZ-ja ka bërë kërkesën zyrtare përmes arkivës në Ministrinë e Financave dhe ende nuk kemi marrë asnjë njoftim nga kjo ministri. Sapo të marrim përgjigje, mund të fillojmë me aktivitetet tona”, tha Buzhala.
• Në pikën tjetër të rendit të ditës, KQZ miratoi rekomandimin e Sekretariatit të KQZ-së për zhvillimin e procedurave emergjente ekstreme për aktivitetet e prokurimit që lidhen me zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor 2025.
Këto aktivitete përfshijnë një sërë veprimesh të domosdoshme për organizimin e zgjedhjeve, si:
• shtypja e fletëvotimeve, broshurave dhe listave përfundimtare të votuesve;
• furnizimi me material për votim jashtë Kosovës;
• shërbimet postare për organizimin e votimit jashtë Kosovës (dërgimi i pakove me fletëvotime, materialeve zgjedhore dhe kthimi i tyre);
• pakot e trajnimit për zgjedhjet e parakohshme;
• doracakët e trajnimit;
• plani për informim dhe edukim të votuesve;
• transporti i materialit zgjedhor;
• format zgjedhore;
• kabinat e votimit;
• ngjyrat matrikulare;
• furnizimi me vula;
• materialet administrative për pakot me fletëvotime;
• distinktivët për KKZ, trajnerët, KVV-të, stafin teknik, QNR, SKQZ dhe vëzhguesit e zgjedhjeve;
• lidhëset e sigurisë për kutitë e votimit;
• shërbimi i mirëmbajtjes dhe përkrahjes teknike, eksportimi, ruajtja dhe fshirja e regjistrimeve të vendvotimeve; instalimi, konfigurimi dhe testimi i kamerave në QKN, si dhe furnizimi me pajisje të rrjetit në QKN;
• transporti për stafin e QNR-së dhe të depos;
• furnizimi me sistemin e kamerave dhe kontrollin e qasjeve në QNR; dhe
• furnizimi me materiale për votim jashtë Kosovës.Në kuadër të vazhdimit të përgatitjeve për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, KQZ mori vendim për miratimin e specifikimeve teknike për shtypjen e fletëvotimeve, broshurave të kandidatëve dhe listave të votuesve. Dokumenti i miratuar është për qëllim të tenderimit të shtypjes së fletëvotimeve, broshurave ë kandidatëve si dhe listave të votuesve për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës. Dizajni dhe numri i saktë i fletëvotimeve që do të shtypen, do të vendoset nga KQZ në një fazë të mëvonshme, pas certifikimit të subjekteve politike, kandidatëve dhe listës së votuesve.

Këto janë adresat e 38 qendrave të votimit me kusht për zgjedhjet e 7 qershorit
Mandati i KQZ-së në përfundim, disa parti ende pa propozime
KQZ e pezullon AKR-në për shkak te mosmbajtjes së kuvendit zgjedhor brenda afatit
KQZ për zgjedhjet e reja: Do të veprojmë në përputhje me mandatin kushtetues dhe ligjor
KQZ miraton rekomandimet për reformë zgjedhore, kërkohen edhe ndryshime ligjore
Supremja thotë se i ka shqyrtuar të gjitha ankesat kundër vendimeve të PZAP-së
Ndalohen për 48-orë dy vëllezërit për rastin e vrasjes së 27-vjeçarit në Prizren
Sveçla pas operacionit “Reçaku II”: Drejtësia për viktimat nuk parashkruhet
Sillen në gjykatë të dyshuarit për krime lufte në Reçak
Mjeku për sulmin me thikë ndaj 27-vjeçarit në Prizren: Nuk mundëm ta shpëtonim, kishte lëndime në gjoks