Prishtinë, 2 dhjetor 2025 17:58
Mëngjesin e sotëm në Novi Pazar është arrestuar Gjorgje Radomiroviq, 34-vjeçar, i cili kërkohej nga Interpoli pasi u arratis nga qendra e paraburgimit në veri të Mitrovicës.
Kështu po raporton me burime mediumi serb ‘Blic‘. I dyshuari po vuante heqje lirie për vrasjen e pronarit të një kafeneje në Leposaviq.
Siç raportohet tutje, i dyshuari u arrestua këtë mëngjes për sjellje të dhunshme dhe posedim të ilegal të armëve.
Policia e Kosovës në gusht njoftoi për arratisjen e tij. Shërbimi Korrektues i Kosovës tha se ai ishte i dënuar me 14 vjet e 6 muaj burgim për vrasje – nga të cilat i kishin mbetur edhe 3 vjet e 7 muaj. Për këtë, u pezulluan nga puna katër zyrtarë të shërbimit korrektues.
“Sot janë pezulluar nga puna katër zyrtarë, drejtori i Qendrës së Paraburgimit në Mitrovicë, një mbikëqyrës i lartë dhe dy zyrtarë korrektues për shkak se nga Qendra e Paraburgimit në Mitrovicë është arratisur i burgosuri GJ.R”, tha Shërbimi Korrektues i Kosovës.
I arratisuri kishte qenë duke punuar në hapësirat e punëtorisë së qendrës në paraburgimit në momentin kur kishte ikur.

Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
Raportohet për një bombë në Shkollën Fillore “Stana Baqanin” në Leshak, rasti nën hetim
Arrestohet i dyshuari për vrasjen e rëndë në Vitomiricë të Pejës
Një person humb jetën në vendin e punës në Istog
Policia gjen armatim në shtëpinë ku u vra Arlinda Zekaj
Vritet një grua në Vitomiricë të Pejës, i dyshuar kunati i saj
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Troja Bicurri triumfon në “Akordet e Kosovës”, vlerësim për brezin e ri
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti