Prishtinë, 2 dhjetor 2025 14:13
Kapiteni i kombëtarës së Kosovës, Amir Rrahmani ka zënë vend në ekipin më të mirë të Serie A për edicionin 2024/2025. Rrahmani udhëhoqi mbrojtjen e Napolit, që fitoi titullin kampion të Italisë.
Pas marrjes së çmimit, Rrahmani ka theksuar se po punon çdo vit që të përmirësohet.
Kurse, “Sky Sport Italia” ka shktuar se Rrahmani ishte njëri prej lojtarëve më konstantë mes dy titujve.
“Trajnerë të ndryshëm, nga Spalletti te Conte, dhe me shumë lojtarë të larguar pas titullit të vitit 2023 si Osimhen, Kvara dhe Kim, Napoli solli lojtarë të rinj të rëndësishëm. Por Rrahmani mbeti. Fillimisht në dyshe me Kim, e më pas me Buongiorno, ai luajti në të gjitha 38 ndeshjet dhe është lider i vërtetë. Rrahmani dhe Bastoni fituan në konkurrencë me Acerbin, Buongiornon dhe Ndickan”, ka shkruar ‘Sky Sport Italia’.
Ceremonia e shpalljes së më të mirëve të edicionit të kaluar, e njohur si “Gran Gala del Calcio”, u mbajt në Milano dhe organizohet nga Shoqata Italiane e Futbollistëve (AIC).
Rrahmani dhe Alessandro Bastoni i Interit u shpallën mbrojtësit më të mirë të qendrës. Denzel Dumfries i Interit u shpall mbrojtësi i djathtë më i mirë, ndërsa Federico Dimarco (Inter) mbrojtësi i majtë më i mirë. Portieri më i mirë u zgjodh Mile Svilar i Romës, ndërsa mesfusha më e mirë e edicionit përbëhej nga Nicolo Barella (Inter), Scott McTominay (Napoli) dhe Tijjani Reijnders (Milan). Holandezi Reijnders aktualisht luan te Manchester City.
Sulmuesit më të mirë të kampionatit u shpallën Lautaro Martinez i Interit, Moise Kean i Fiorentinës dhe Mateo Retegui i Atalantës, i cili tani është te Al-Qadsiah.
Ndërkohë, mesfushori skocez i Napolit, Scott McTominay, u shpall lojtari më i mirë i edicionit 2024/2025 në Serie A.
Përzgjedhja e ekipit më të mirë u bë me vota të lojtarëve. Interi u përfaqësua me pesë lojtarë, Napoli me dy, ndërsa Roma, Milani, Fiorentina dhe Atalanta me nga një lojtar.
Rrahmani vazhdon të jetë pjesë vendimtare e mbrojtjes së Napolit, që sërish është në garë për titullin kampion të Italisë.

Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Grand Slamin e Abu Dabit
Ballkani triumfon bindshëm ndaj Drenicës
Nacionalizmi serb shfaqet edhe në futboll, tifozët e “Yllit të Kuq” djegin figurat e Kurtit dhe Thaçit
Barcelona-Real Madrid: ‘El Clasico’ që mund ta ndryshojë historinë
Gjilani pret Llapin në hapje të xhiros së 11-të të Superligës
PSG-Barcelona, kryesfida e mbrëmjes në Ligën e Kampionëve
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Troja Bicurri triumfon në “Akordet e Kosovës”, vlerësim për brezin e ri
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti