Prishtinë, 30 nëntor 2025 15:37
Ballkani ka shënuar fitore ndaj Dritës, duke marrë kreun e tabelës në Superligën e Kosovës. Gjithashtu edhe Malisheva e ka mposhtur Ferizajn e edhe Dukagjini Llapin. Të tri ndeshjet i kanë takuar të xhiros së 15-të dhe janë zhvilluar të dielën.
Në Gjilan, ndeshja ku suharekasit kanë fituar ndeshja ka qenë shumë dramatike.
Fillimisht, Bleart Tolaj e ka kaluar Ballkanin në epërsi në minutën e 12-të me një supergol nga distanca. Kristal Abazaj e ka barazuar rezultatin në minutën e 23-të, por Ballkani ka reaguar shpejt. Në minutën e 32-të, Giovanni Ribeiro e ka rikthyer epërsinë në 2:1, ndërsa vetëm dy minuta më vonë Walid Hamidi ka shënuar për 3:1. Drita ka ngushtuar shifrat në 3:2 me golin e dytë të Abazajt në minutën e 58-të, por rezultati ka mbeur i pandryshuar deri në fund.
Malisheva ka marrë tri pikë në udhëtim në Ferizaj, duke triumfuar me rezultat 2-0.
Etnik Brruti e ka zhbllokuar ndeshjen në minutën e 53-të pas asistimit të Laurent Xhylanit.
Elom Nya-Vedji e ka shënuar golin e dytë për 2:0 në minutën e 79-të.
Dukagjini ka triumfuar ndaj Llapit me golin e vetëm të ndeshjes, të shënuar nga Dardan Berisha në minutat e fundit të takimit.
Me këtë fitore, Ballkani udhëheq tabelën me 26 pikë, aq sa ka edhe Prishtina në vendin e dytë. Në fund të renditjes mbetet Prishtina e Re me 14 pikë.

Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Grand Slamin e Abu Dabit
Ballkani triumfon bindshëm ndaj Drenicës
Nacionalizmi serb shfaqet edhe në futboll, tifozët e “Yllit të Kuq” djegin figurat e Kurtit dhe Thaçit
Barcelona-Real Madrid: ‘El Clasico’ që mund ta ndryshojë historinë
Gjilani pret Llapin në hapje të xhiros së 11-të të Superligës
PSG-Barcelona, kryesfida e mbrëmjes në Ligën e Kampionëve
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Troja Bicurri triumfon në “Akordet e Kosovës”, vlerësim për brezin e ri
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti