Prishtinë, 30 nëntor 2025 15:15
Pesë persona në fshatin Berberishtë të Leposaviqit janë kapur me gjashtë armë të gjuetisë për të cilat nuk kanë pasur leje apo autorizimet e nevojshme të Kosovës, por të Serbisë. Policia e Kosovës ka njoftuar se ata janë shoqëruar në stacionin policor të Leposaviqit, janë intervistuar në praninë e avokatit dhe më pas janë liruar në procedurë të rregullt.
“Policia në kuadër të aktiviteteve të rregullta në fshatin Berberishtë të Leposaviqit ka hasur në 5 persona me gjashtë armë – pushkë gjuetie për të cilat nuk kanë pasur leje apo autorizimet e nevojshme. Personat janë shoqëruar në stacion policor Leposaviq, janë intervistuar në praninë e avokatëve dhe më pas janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.
Atyre iu gjetën: Pesë pushkë gjuetie, një pushkë e llojit Karabine, 69 fishekë të kalibrit 12 mm të pushkëve te gjuetisë, 17 fishekë të kalibrit 7.64mm te pushkës Karabine, katër rrethatore – mbajtëse të fishekëve dhe dy fletë-armë të RSFJ-së dhe një leje e gjuetisë te shtetit te Serbisë.

Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
Raportohet për një bombë në Shkollën Fillore “Stana Baqanin” në Leshak, rasti nën hetim
Arrestohet i dyshuari për vrasjen e rëndë në Vitomiricë të Pejës
Një person humb jetën në vendin e punës në Istog
Policia gjen armatim në shtëpinë ku u vra Arlinda Zekaj
Vritet një grua në Vitomiricë të Pejës, i dyshuar kunati i saj
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Troja Bicurri triumfon në “Akordet e Kosovës”, vlerësim për brezin e ri
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti