Prishtinë, 29 nëntor 2025 14:23
Prishtina ka marrë sot një konfirmim të rëndësishëm në rrugëtimin drejt organizimit të Lojërave Mesdhetare 2030.
Në Asamblenë e Jashtëzakonshme të ICMG-së u miratua prezantimi i propozimit dhe vazhdimi i përgatitjeve, duke shënuar një hap të madh për kryeqytetin dhe gjithë Kosovën.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, u shpreh se qyteti po ecën me siguri drejt 2030-ës me vizion të qartë, plan konkret dhe energjinë e një gjenerate që beson se mund të bëjë histori.
Përmes një reagimi në Facebook, ai theksoi se Lojërat Mesdhetare nuk janë vetëm sport, por një projekt i madh zhvillimor që sjell urbanizim modern, infrastrukturë të re, mundësi për të rinjtë dhe një dritare të gjerë për ta prezantuar Prishtinën para botës.
Rama falënderoi Komitetin Olimpik të Kosovës, Administratën e Kryeqytetit dhe Qeverinë e Kosovës për përkushtimin e tyre, si dhe Qeverinë e Shqipërisë dhe Komitetin Olimpik të Shqipërisë për bashkëpunimin që i siguron Prishtinës qasje në det, duke e forcuar dimensionin mesdhetar të projektit. Ai përfundoi se puna e madhe sapo ka nisur dhe se vetëm së bashku mund të arrihen rezultatet që i duhen Kryeqytetit dhe vendit.

Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Grand Slamin e Abu Dabit
Ballkani triumfon bindshëm ndaj Drenicës
Nacionalizmi serb shfaqet edhe në futboll, tifozët e “Yllit të Kuq” djegin figurat e Kurtit dhe Thaçit
Barcelona-Real Madrid: ‘El Clasico’ që mund ta ndryshojë historinë
Gjilani pret Llapin në hapje të xhiros së 11-të të Superligës
PSG-Barcelona, kryesfida e mbrëmjes në Ligën e Kampionëve
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Troja Bicurri triumfon në “Akordet e Kosovës”, vlerësim për brezin e ri
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti