Prishtinë 29 nëntor 09:53
Instituti i Kosovës për Drejtësi ka shprehur shqetësimin ndaj vendimit të KQZ-së për hapjen e qendrave të votimit jashtë përfaqësive diplomatike, duke e konsideruar këtë veprim si të paligjshëm dhe në kundërshtim me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe rregullat e tjera zgjedhore.
Reagimi i IKD-së vjen pas vendimit të KQZ-së të datës 27 nëntor, ku u bë e ditur se në mbledhjen e 84-të është miratuar lista e qendrave të votimit jashtë vendit për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës. Përveç përfaqësive diplomatike, KQZ-ja ka vendosur që të hapen edhe qendra votimi në disa lokacione shtesë, në përputhje me propozimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
Sipas këtij vendimi, 10 qendra të reja votimi do të hapen në Gjermani (5), Zvicër (3), Mbretërinë e Bashkuar (1) dhe SHBA (1), duke arritur gjithsej 43 vendvotime, me kapacitet deri në 40,850 votues.
Megjithatë, IKD-ja thekson se Ligji nr. 08/L-228 nuk parashikon mundësinë për hapjen e qendrave të votimit jashtë përfaqësive diplomatike.
“Ligji përcakton qartë se qendra votimi jashtë vendit mund të funksionojnë vetëm në ambasada, konsullata dhe misione diplomatike të Republikës së Kosovës, dhe vetëm pasi KQZ të vlerësojë hapësirat fizike të këtyre objekteve në bashkëpunim me MPJ-në”, thuhet në reagimin e IKD-së.
IKD-ja thekson gjithashtu se KQZ-ja është e detyruar të kërkojë nga MPJD-ja listën e përfaqësive diplomatike dhe kapacitetet e tyre, ndërsa ministria duhet të ofrojë këto informata brenda afateve ligjore.
“Ligji dhe rregulloret zgjedhore nuk lejojnë që MPJD-ja të propozojë hapësira të tjera jashtë këtyre përfaqësive, e as që KQZ-ja të marrë vendim për lokacione alternative”, vijon reagimi.

Këto janë adresat e 38 qendrave të votimit me kusht për zgjedhjet e 7 qershorit
Mandati i KQZ-së në përfundim, disa parti ende pa propozime
KQZ e pezullon AKR-në për shkak te mosmbajtjes së kuvendit zgjedhor brenda afatit
KQZ për zgjedhjet e reja: Do të veprojmë në përputhje me mandatin kushtetues dhe ligjor
KQZ miraton rekomandimet për reformë zgjedhore, kërkohen edhe ndryshime ligjore
Supremja thotë se i ka shqyrtuar të gjitha ankesat kundër vendimeve të PZAP-së
Aksidenti i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”, shtatë persona të lënduar
Haxhiu kërkon dënimin e retorikës serbe
12.230 të vrarë në luftën e Kosovës, Instituti fton qytetarët të plotësojnë listën e viktimave
Një muaj paraburgim për dy të dyshuarit për krime lufte në Zubin-Potok