Prishtinë, 28 nëntor 2025 07:09
Drita ka arritur një tjetër fitore të madhe në garat evropiane, duke triumfuar 1-0 ndaj Shkëndijës së Tetovës dhe heroi i mbrëmjes ishte sulmuesi Arb Manaj, i cili u rikthye në fushë pas një muaji mungesë. Goli i tij i vetëm vulosi suksesin e skuadrës gjilanase në duelin historik mes dy ekipeve shqiptare në fazën e grupeve.
Manaj, i cili sapo ishte kthyer nga lëndimi, e pranoi se situata ishte shumë e vështirë për të, por goli e përjetuar nga ai si një moment i paharrueshëm.
“Ka qenë e vështirë, sepse po kthehem pas një muaji. Isha vetëm në ri-stërvitje para ndeshjes. Nuk kam mundur ta imagjinoj një skenar të tillë që me golin tim të fitojmë ndeshjen,” u shpreh sulmuesi pas ndeshjes.
Momenti i golit ishte akoma më i veçantë për Manajn, i cili e lidhi suksesin me një datë shumë të rëndësishme për shqiptarët.
“E përjetova mirë këtë gol, pasi dihet që nesër është festa më e madhe e shqiptarëve, 28 Nëntori”, tha ai.
Manaj zbuloi gjithashtu se nuk ka qenë i gatshëm të qëndrojë shumë gjatë në fushë, për shkak të mungesës së gjatë.
“Pasi përfundoi pjesa e parë, i thashë trajnerit se edhe 10 minuta maksimumi mund të luaj, sepse kam qenë disa muaj jashtë fushës. Ishte maksimumi që mund të bëja”, tregoi ai.
Me këtë fitore, Drita ka arritur dy fitore dhe dy barazime në katër ndeshjet e para të grupit, diçka që Manaj e konsideron një arritje të jashtëzakonshme.
“Në katër ndeshjet e para, dy fitore e dy barazime është arritje e madhe. Nuk kemi mundur ta imagjinonim kështu”.
Sulmuesi premtoi gjithashtu se skuadra do të synojë fitore edhe ndaj AZ Alkmaarit, të mbështetur nga tifozeria e zjarrtë.
“Me ndihmën e ‘Intelektualëve’, në ndeshjen ndaj AZ Alkmaarit do të luajmë për fitore”, përfundoi Manaj.

Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Grand Slamin e Abu Dabit
Ballkani triumfon bindshëm ndaj Drenicës
Nacionalizmi serb shfaqet edhe në futboll, tifozët e “Yllit të Kuq” djegin figurat e Kurtit dhe Thaçit
Barcelona-Real Madrid: ‘El Clasico’ që mund ta ndryshojë historinë
Gjilani pret Llapin në hapje të xhiros së 11-të të Superligës
PSG-Barcelona, kryesfida e mbrëmjes në Ligën e Kampionëve
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Troja Bicurri triumfon në “Akordet e Kosovës”, vlerësim për brezin e ri
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë