Prishtinë, 18 nëntor 2025 22:46
Kombëtarja e Kosovës në futboll, e ka mbyllur pozitivisht kampanjën kualifikuese për Kupën e Botës 2026.
Në ndeshjen e fundit, atë të xhiros së gjashtë të Grupit B, Kosova barazoi me Zvicrën, kombëtare këto që përfunduan në dy pozitat e para.
Dueli i luajtur të martën mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, përfundoi me shifrat 1:1.
Me këtë barazim, Zvicra konfirmoi pozitën e parë dhe kualifikimin direkt në Botërorin e vitit të ardhshëm, ndërsa Kosova si e dyta, do të luajë në fazën “play-off”.
Zvicra ka mbyllur ciklin kualifikues me 14 pikë të mbledhura, tri më shumë se Kosova që në gjashtë ndeshje ka pësuar vetëm një humbje, duke regjistruar edhe tri fitore e dy barazime.
Në fakt, Kosova humbjen e vetme e ka nga Zvicra kur në muajin shtator pësoi në udhëtim me rezultatin e thellë 4:0.
Ndeshja e luajtur në Prishtinë, ku tribunat ishin të mbushura, ishte interesante me të dyja kombëtaret që synon ta ndëshkonin njëra tjetrën.
Pjesa e parë, përfundoi 0:0 kurse në të dytën u shënuan të gjitha golat.
Fillimisht, Zvicra zhbllokoi rezultatin nëpërmjet Ruben Vargasit, i cili në minutën e 47-të, shfrytëzoi një huti të mbrojtjes së Kosovës.
Megjithatë, “Dardanët” nuk u dorëzuan dhe arritën të barazojnë rezultatin në minutën e 74-të, me anë të mesfushorit Florent Muslija që realizoi një gol të bukur.
Tani, Kosovës i mbetet që ta mësojë kundërshtarin e parë në fazën “play-off”, ndërsa shorti për këtë do të tërhiqet të enjten në mesditë.

Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Grand Slamin e Abu Dabit
Ballkani triumfon bindshëm ndaj Drenicës
Nacionalizmi serb shfaqet edhe në futboll, tifozët e “Yllit të Kuq” djegin figurat e Kurtit dhe Thaçit
Barcelona-Real Madrid: ‘El Clasico’ që mund ta ndryshojë historinë
Gjilani pret Llapin në hapje të xhiros së 11-të të Superligës
PSG-Barcelona, kryesfida e mbrëmjes në Ligën e Kampionëve
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit