22:20
Kosova ka shënuar golin e barazimit, pas një gjuajtje të saktë të Florent Muslisë (74′)
___________________________________________________
21:54
Zvicra ka shënuar gol me anë të Vargas, në minutën e 47
__________________________________________________
Prishtinë, 18 nëntor 2025 21:36
Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Kosovë – Zvicër në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Pas 45-minutëshit të parë, rezultati i ndeshjes është 0-0.
Zvicra e nisi më mirë ndeshjen, në dhjetë minutat e parë, duke pasur iniciativën, por pa krijuar diçka të rrezikshme.
Më pas, Kosova e Franco Fodës e mori drejtimin e lojës në duar, duke krijuar dy raste shënimi.
Fillimisht ishte Veldin Hodza që pati një goditje jo të mirë, të cilën e priti Gregor Kobel i Zvicrës.
Pak minuta më vonë, Kosova rrezikoi edhe përmes Vedat Muriqit, i cili goditi me kokë, por që goditja ishte jashtë portës.
Ndeshja po luhet në kuadër të xhiros së fundit të kualifikimeve të rregullta për Botërorin e vitit 2026.
Momentalisht, Kosova ka 11 pikë, derisa Zvicra ka 14 sosh. Me këtë rezultat, Zvicra shkon në Botëror direkt, teksa Kosova – siç edhe dihej – do të shkojë në “play-offin” e Botërorit, që zhvillohet në muajin mars.

Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Grand Slamin e Abu Dabit
Ballkani triumfon bindshëm ndaj Drenicës
Nacionalizmi serb shfaqet edhe në futboll, tifozët e “Yllit të Kuq” djegin figurat e Kurtit dhe Thaçit
Barcelona-Real Madrid: ‘El Clasico’ që mund ta ndryshojë historinë
Gjilani pret Llapin në hapje të xhiros së 11-të të Superligës
PSG-Barcelona, kryesfida e mbrëmjes në Ligën e Kampionëve
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit