Prishtinë 15 Nëntor 2025 08;54
Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast tragjik që ka ndodhur dje në fshatin Mirash të Ferizajt, ku një mashkull kosovar ka humbur jetën gjatë punës.
Sipas raportit zyrtar, viktima ishte duke punuar në pullazin e shtëpisë kur dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.
Për pasojë, ai ka pësuar lëndime fatale dhe ka ndërruar jetë në vendngjarje. Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij.
“HETIM MBI VDEKJEN
Fsh. Mirash, Ferizaj 14.11.2025 – 12:42. Është raportuar se viktimamashkull kosovar, deri sa ishte duke punuar në pullazin e shtëpisë ka rënë në kontakt me rrymën dhe si pasojë ka humbur jetën. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku ndërsa me kërkesë të familjarëve dhe konsultim me prokurorin trupi i pajetë u është liruar familjarëve për ceremoni mortore.”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
Raportohet për një bombë në Shkollën Fillore “Stana Baqanin” në Leshak, rasti nën hetim
Arrestohet i dyshuari për vrasjen e rëndë në Vitomiricë të Pejës
Një person humb jetën në vendin e punës në Istog
Policia gjen armatim në shtëpinë ku u vra Arlinda Zekaj
Vritet një grua në Vitomiricë të Pejës, i dyshuar kunati i saj
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit