Prishtinë 14 Nëntor 2025 09:02
Përgjegjësi i një ndërtese banimi në Brooklyn është vrarë pasi tentoi të përballej me një person që po vidhte pako në hyrjen e ndërtesës, sipas policisë dhe fqinjëve.
Policia u thirr rreth orës 08:00 të mëngjesit të së mërkurës, për një sulm brenda ndërtesës në Ocean Avenue në Flatbush. Oficerët që arritën në vend gjetën një burrë me lëndime në kokë, i cili u dërgua me urgjencë në Spitalin Kings County në gjendje kritike.
Viktima, e identifikuar nga familjarët si 41-vjeçari Burim Havolli, ndërroi jetë më vonë si pasojë e plagëve, njoftoi policia, raporton NBC News NY.
Sipas fqinjëve, Havolli ishte mirëmbajtësi i ndërtesës dhe u sulmua teksa po përpiqej të ndalte një person që po vidhte pako nga hyrja.Përleshja që çoi në vdekjen e Havollit ka shqetësuar banorët e lagjes, të cilët thonë se zona po bëhet gjithnjë e më e rrezikshme. Ndërkohë, familja e viktimës ka mbetur e tronditur që i dashuri i tyre punëtor e i respektuar, si në ndërtesë ashtu edhe në lagje, u vra teksa po bënte punën e tij.
Policia po heton motivin e sulmit të rëndë. Një person i dyshuar po merrej në pyetje, por ende nuk janë ngritur akuza.

Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
Raportohet për një bombë në Shkollën Fillore “Stana Baqanin” në Leshak, rasti nën hetim
Arrestohet i dyshuari për vrasjen e rëndë në Vitomiricë të Pejës
Një person humb jetën në vendin e punës në Istog
Policia gjen armatim në shtëpinë ku u vra Arlinda Zekaj
Vritet një grua në Vitomiricë të Pejës, i dyshuar kunati i saj
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit