Prishtinë, 3 nëntor 2025
Kombëtarja e Kosovës në futboll për të amputuar ka përfunduar me sukses pjesëmarrjen në Nations League Amputee – Divisioni D, duke siguruar medaljen e bronztë.
Në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve, “Dardanët” triumfuan bindshëm ndaj Kombëtares së Shqipërisë me rezultat 5:0, duke përmbyllur garat në vendin e tretë.
Ky sukses përfaqëson një arritje të rëndësishme për futbollin e amputuar në vend, si dhe një eksperiencë të vlefshme ndërkombëtare për konsolidimin e ekipit në arenën evropiane.
Federata e Futbollit e Kosovës ka vlerësuar këtë pjesëmarrje si një hap të rëndësishëm drejt zhvillimit të mëtejmë të këtij sporti në Kosovë.

Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Grand Slamin e Abu Dabit
Ballkani triumfon bindshëm ndaj Drenicës
Nacionalizmi serb shfaqet edhe në futboll, tifozët e “Yllit të Kuq” djegin figurat e Kurtit dhe Thaçit
Barcelona-Real Madrid: ‘El Clasico’ që mund ta ndryshojë historinë
Gjilani pret Llapin në hapje të xhiros së 11-të të Superligës
PSG-Barcelona, kryesfida e mbrëmjes në Ligën e Kampionëve
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit