Jarinjë, 2 nëntor 2025
Një pjesëtar aktiv i Policisë së Serbisë është arrestuar nga Policia e Kosovës dje, në pikën kufitare në Jarinjë, pasi në veturën e tij janë gjetur një kuti me 50 fishekë kalibër 9×19 mm, 9,500 euro dhe 26 mijë dinarë serbë, uniformë policore serbe dhe një USB.
Bëhet fjalë për Nenad Ugrenoviqin, i cili drejtonte veturën Audi A4 me targa të Serbisë, kur është ndalur në pikën kufitare, e më pas i janë gjetur sendet e ndaluara.
Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet janë ndërmarrë sipas procedurave të parapara ligjore.
Është urdhëruar edhe bastisja e shtëpisë së tij në Gorazhdec të Pejës, për të verifikuar nëse posedon armë apo sende të tjera të ndaluara.

Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
Raportohet për një bombë në Shkollën Fillore “Stana Baqanin” në Leshak, rasti nën hetim
Arrestohet i dyshuari për vrasjen e rëndë në Vitomiricë të Pejës
Një person humb jetën në vendin e punës në Istog
Policia gjen armatim në shtëpinë ku u vra Arlinda Zekaj
Vritet një grua në Vitomiricë të Pejës, i dyshuar kunati i saj
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit