Drenas, 1 nëntor 2025
Një person ka ndërruar jetë sot në Fushticë të Drenasit, si pasojë e plagëve të marra nga një plagosje.
Rasti për mediet është konfirmuar nga zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti pohoi se policia u njoftua për rastin rreth orës 13:30.
“Viktima është dërguar menjëherë në QMF Komoran, ku nga ana e stafit mjekësor është konstatuar vdekja e tij.
Njësitet policore kanë dalë në vendngjarje dhe në koordinim me prokurorin e shtetit, janë duke u marrë me hetimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin” deklaroi Ahmeti.
Ende nuk dihen motivet e këtij rasti.

Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
Raportohet për një bombë në Shkollën Fillore “Stana Baqanin” në Leshak, rasti nën hetim
Arrestohet i dyshuari për vrasjen e rëndë në Vitomiricë të Pejës
Një person humb jetën në vendin e punës në Istog
Policia gjen armatim në shtëpinë ku u vra Arlinda Zekaj
Vritet një grua në Vitomiricë të Pejës, i dyshuar kunati i saj
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit