Prishtinë 30 Tetor 2025
Edhe tre persona të tjerë kanë rënë në pranga lidhur me rastin e kultivimit të rreth një ton marihuanë në fshatin Svarkë të Pejës.
Prokuroria Themelore e Pejës dhe Policia e Kosovës përmes një komunikate të përbashkët kanë njoftuar se në orët e hershme të së enjtes kanë zhvilluar një aksion në kuadër të rastit të koduar “Vera 2024”, ku në pranga kanë rënë tre persona për kultivim të marihuanës.
“Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për luftimin e narkotikëve në Pejë, sot në orët e hershme të mëngjesit ka ndërmarrë një aksion, ku kanë arrestuar tre (3) persona nën dyshimin për veprat penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit” dhe “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, nga Kodi Penal i Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.
“Ky aksion është rrjedhojë e hetimeve të ndërmarra nga prokurori i shtetit dhe Policia e Kosovës që ndërlidhen me plantacionet, rastin e koduar “Vera 2024”, ku gjatë vitit të kaluar janë sekuestruar rreth 3000 (tremijë) bimë narkotike dhe rreth një (1) ton narkotikë e llojit marihuan në fshatin Sverkë të komunës së Pejës”, vijon njoftimi.
Tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, si dhe janë sekuestruar edhe dy vetura, tre telefona dhe të holla të gatshme.
Prokuroria njofton se lidhur me këtë rast me herët me kërkesë të prokurorit të shtetit, janë arrestuar në shtetin e Republikës se Shqipërisë edhe tetë persona

Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
Raportohet për një bombë në Shkollën Fillore “Stana Baqanin” në Leshak, rasti nën hetim
Arrestohet i dyshuari për vrasjen e rëndë në Vitomiricë të Pejës
Një person humb jetën në vendin e punës në Istog
Policia gjen armatim në shtëpinë ku u vra Arlinda Zekaj
Vritet një grua në Vitomiricë të Pejës, i dyshuar kunati i saj
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”