Prishtinë 29 Tetor 2025
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ishte mbrëmë i ftuar nderi në darkën e shtruar nga Qarku Diplomatik i Parisit, ku të pranishëm ishin personalitete të larta të hallkave diplomatike, politike dhe ekonomike të Francës. Ai shprehu falënderim për ftesën, një ditë para Forumit të Paqes në Paris, forum ky që mbledh liderë nga e gjithë bota, transmeton KosovaNews.Në adresimin e tij para të pranishmëve, kryeministri foli për rëndësinë e solidaritetit dhe bashkëpunimit ndërmjet vendeve demokratike në avancimin e mëtejmë të shoqërive tona dhe në përballje me sfidat e përbashkëta. Ai theksoi nevojën, si dhe rëndësinë, që në rrugëtimin përpara të vendeve evropiane vlerat dhe interesat të ecin gjithmonë bashkë.Kryeministri gjithashtu foli për angazhimin dhe vlerën e shtuar të anëtarësimit të Kosovës dhe gjithë Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian dhe NATO. Ai tha se anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian është në vetë interesin ekonomik dhe të sigurisë të Bashkimit Evropian dhe shteteve anëtare të tij. Në këtë drejtim, ai shtoi se u përket atyre që besojnë se zgjerimi i jashtëm i Bashkimit Evropian dhe reformat e brendshme të tij shkojnë krah për krah. Vetëm një Evropë që dëshiron të reformohet nga brenda mund të zgjerohet nga jashtë, dhe vetëm një Evropë që dëshiron të zgjerohet nga jashtë mund të reformohet suksesshëm nga brenda; zgjerimi i jashtëm dhe reformat e brendshme janë njëkohësisht mundësi dhe kushte të njëra-tjetrës, u shpreh kryeministri.Kryeministri Kurti sot merr pjesë në edicionin e tetë të Forumit të Paqes në Paris, me ftesë të Presidentit të Republikës së Francës, Emmanuel Macron.

Haxhiu fton liderët e partive politike në takim të përbashkët të martën
Sveçla: Epoka e spastrimit etnik ka marrë fund, Paunoviq shpallet “non grata” në Republikën e Kosovës
Kurti: Ne tražimo prečice, niti zadnja vrata, već samo meritokratski proces za integraciju u EU
Live: Albulena Haxhiu zgjidhet kryetare e Kuvendit
Situata është vërtet serioze”, eurodeputeti Stir pasi vizitoi Serbinë
Deklaratat e Vuçiqit për FSK-në cilësohen propagandë, ekspertët paralajmërojnë luftë hibride ndaj Kosovës
Aktakuza ndaj Sinisha Spasiqit: Vrasja e anëtarëve të familjes Ujkani në Reznik të Vushtrrisë, djegia e trupave dhe shtëpive të viktimave
Arrestohet një kosovar në Kroaci me fletarrest të Serbisë
Në Zubin Potok identifikohen mbetje kockore të dyshuara të së paku 23 individëve
Përfituan 134 mijë euro duke mashtruar për transplantim veshke, aktakuzë ndaj dy personave në Pejë