Prishtinë, 26 tetor 2025
E gjithë vëmendja e futbolldashësve sot do të jetë tek “El Clasico”.
Ndeshja më e madhe në futbollin e klubeve, Real Madrid – Barcelona, luhet nga ora 16:15 në “Santiago Bernabeu”.
Dy gjigantët e futbollit hyjnë në këtë përballje me synime të qarta. Reali kërkon të ruajë kreun e tabelës, kurse Barça synon të kthehet në vendin e parë.
Reali është lider me 24 pikë. Dy pikë më pak i ka Barça në vendin e dytë.
Në elitën spanjolle të dy skuadrat e kanë nga një humbje.
Reali është mposhtur nga Atletico Madridi, kurse Barça nga Sevilla.
Si Barça ashtu edhe Reali në mesjavë shënuan fitore në Ligën e Kampionëve.
Në kuadër të xhiros së tretë të fazës së ligës në “Champions”, Barça fitoi 6:1 ndaj Olympiacosit, ndërsa Reali fitoi 1:0 ndaj Juventusit.
Barcelona synon fitoren e pestë radhazi ndaj Real Madridit, seri që e ka arritur më parë nën drejtimin e Pep Guardiolas, nga viti 2008 deri në vitin 2010.
Edicionin e kaluar skuadra që drejtohet nga trajneri, Hansi Flick, regjistroi katër fitore radhazi ndaj Madridit. Në kampionat, Barça fitoi 4:0 dhe 4:3. 3:2 fitoi në finalen e Kupës së Mbretit dhe 5:2 në Superkupë.
Asnjë nga njëmbëdhjetë takimet e fundit midis Madridit dhe Barcelonës në La Liga nuk kanë përfunduar me barazim.
“Los Blancos” konsiderohen favoritë ndaj Barçës.
Të paktën tre gola janë shënuar në tetë ndeshjet e fundit midis Real Madridit dhe Barcelonës.
Në shtatë nga tetë ndeshjet e fundit, Barcelona ka shënuar të paktën një gol në pjesën e parë.
Barcelona dhe Real Madridi për herë të parë në La Liga u ballafaquan më 17 shkurt të vitit 1929.
Në total mes dy klubeve janë zhvilluar 261 ndeshje. 106 fitore i ka Reali, dy më pak i ka Barça. 51 takime nuk kanë dhënë fitues.
Lojtari me më së shumti paraqitje në “El Clasico” është ish-mesfushori i gjigantit katalunjas, Sergio Busquets me 48.
Ndërkohë legjenda Lionel Messi është golashënuesi më i mirë me 26 gola.
Rivaliteti midis Messit dhe Cristiano Ronaldos në vitet 2009 – 2018 mbetet periudha më e zjarrtë në historinë e “El Clasicos”. Dy ikonat e futbollit jo vetëm që dominuan ndeshjet, por u bënë edhe golashënuesit më të mirë në historinë e ish-klubeve të tyre.
Të dy skuadrat do të kenë mungesa të rëndësishme.
Realit pritet t’i mungojnë dy qendërmbrojtësit, Antonio Rudiger dhe David Alaba. Ndërkohë Barça do të ketë më shumë mungesa si Joan Garcia, Marc-Andre ter Stegen, Gavi, Robert Lewandowski dhe Dani Olmo.

Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Grand Slamin e Abu Dabit
Ballkani triumfon bindshëm ndaj Drenicës
Nacionalizmi serb shfaqet edhe në futboll, tifozët e “Yllit të Kuq” djegin figurat e Kurtit dhe Thaçit
Barcelona-Real Madrid: ‘El Clasico’ që mund ta ndryshojë historinë
Gjilani pret Llapin në hapje të xhiros së 11-të të Superligës
PSG-Barcelona, kryesfida e mbrëmjes në Ligën e Kampionëve
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit