Prishtinë 24 2025
Tifogrupi “Dardanët” kanë dalë me njoftim për shpërndarjen e biletave për ndeshjen Sllovenia – Kosova, që i takon kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.
“Dardanët” kanë thënë se me prioritet do të jenë tifozët që e kanë përkrahur Kosovën edhe kur i kanë munguar rezultatet.
Për ta përcjellë nga afër ndeshjen me Slloveninë ka interesim të madh.
“Në lidhje me biletat, ju bëjmë me dije se në shpërndarjen e tyre, nga ato çfarë na takojnë neve si tifogrup, përparësi do të kenë të gjithë ata që kanë qenë të pranishëm në ndeshjet e mëparshme që i kemi zhvilluar si mysafirë. Prioriteti do të anojë nga ata, ndërsa menjëherë pas tyre radha u takon anëtarëve tjerë të grupit për biletat e mbetura. Për respekt të mundit, pasionit dhe sakrificave që kanë treguar për ta përkrahur Kosovën kudo nëpër Evropë, pavarësisht rezultateve që kemi pasur herë nën shkallën e pritshmërive e herë më të mira, mundësia e parë për t’u pajisur me biletë kemi vlerësuar se është e drejtë t’u takojë atyre”, shkruan në njoftimin e “Dardanëve”.
Tifozët e Kosovës do të kenë në dispozicion 800 bileta për ndeshjen shumë të rëndësishme që zhvillohet në Lubjanë më 15 nëntor.
Stadiumi “Stozhice” ka kapacitet prej 16 mijë e 38 ulëseve.
Gjasat e Kosovës për ta siguruar vendin e dytë, përkatësisht plejofin, janë shumë të mëdha. Kosova mund të luftojë edhe për kualifikim direkt në Botërorin 2026 që organizohet në Kanada, Meksikë e SHBA, por varet nga rezultati i ndeshjes tjetër mes Zvicrës dhe Suedisë.
Grupit B i prin Zvicra pas katër ndeshjeve me dhjetë pikë. Me shtatë pikë, Kosova është e dyta.
Sllovenia ka tri pikë, derisa Suedia ka një pikë.

Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Grand Slamin e Abu Dabit
Ballkani triumfon bindshëm ndaj Drenicës
Nacionalizmi serb shfaqet edhe në futboll, tifozët e “Yllit të Kuq” djegin figurat e Kurtit dhe Thaçit
Barcelona-Real Madrid: ‘El Clasico’ që mund ta ndryshojë historinë
Gjilani pret Llapin në hapje të xhiros së 11-të të Superligës
PSG-Barcelona, kryesfida e mbrëmjes në Ligën e Kampionëve
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit