Prishtinë, 23 tetor 2025
Kampioni i Kosovës Drita e ka fituar një pikë në përballjen e vështirë ndaj Omonias, në kuadër të xhiros së dytë në fazën e ligës të Ligës së Konferencës.
Edhe pse nuk ishin favorit në letër, “Intelektualët” arritën të zhvillojnë një paraqitje solide, me epilogun përfundimtar që doli të jetë 1-1.
Besnik Krasniqi dhuroi një harkim të bukur te Arb Manaj, i cili shënoi me kokë për ta kaluar Dritën në epërsi pas vetëm 12 minutave lojë.
Mysafirët pastaj morën në dorë posedimin për të shënuar përmes ish sulmuesit të Fiorentinas Jovetic, megjithatë u anulua nga VAR-i për pozitë jashtë loje.
Sidoqoftë, mbrojtja vendase ra krejt në fund. Giannis Masouras përfitoi nga një “huti” në mbrojtjen e Dritës pas harkimit nga rivendja këndore të Eëandros për të mposhtur Malokun (45’).
Pjesa e dytë ishte më e barabartë ku të dy skuadrat ishin mjaftë të kujdesshme për të mos lënë befasi.
Klubi nga Qipro ishte më kërkues sidoqoftë assesi s’e thyen mbrojtjen e “Intelektualëve”, që në fund ia arritën qëllimit për ta marrë një pikë.
Kësisoj, Drita merr edhe 133 mijë euro tjera nga Liga e Konferencës falë kësaj pike, kurse renditet në pozitën e 21-të me dy pikë. Dy vende më poshtë gjendet Omonia me një sosh.

Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Grand Slamin e Abu Dabit
Ballkani triumfon bindshëm ndaj Drenicës
Nacionalizmi serb shfaqet edhe në futboll, tifozët e “Yllit të Kuq” djegin figurat e Kurtit dhe Thaçit
Barcelona-Real Madrid: ‘El Clasico’ që mund ta ndryshojë historinë
Gjilani pret Llapin në hapje të xhiros së 11-të të Superligës
PSG-Barcelona, kryesfida e mbrëmjes në Ligën e Kampionëve
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit