Prishtinë, 19 tetor 2025
Pjesë e festave të nëntorit do të jetë edhe festivali “Kosovarja Këndon 2025” që ruan një traditë më shumë se gjysmë shekulli.
Për edicionin e 53-të tashmë kanë filluar audicionet për pjesëmarrësit dhe qyteti i Ferizajt do të pres zëra të bukur e unik, anë e mbanë vendit por edhe përtej kufijve.
Organizatorët edhe sivjet janë këmbëngulës për ruajtjen e traditës së këngës së mirëfilltë shqipe.
“Vijnë këngë dhe ne përzgjedhim më shumë këngë të bukura e që i rikthejmë në skenë me një ri- orkestrim dhe më një interpretim gjithmonë prej vajzave, shumica prej të cilave ngjiten për herë të parë në skenë”, ka thënë Astrit Mustafa, organizator i festivalit.
Për të mbetur për kaq vite, unik në llojin e vetë, nëpër kohë ky festival ka arritur të nxjerrë talente e artistë që i bëjnë nder skenës kombëtare të muzikës.
Pjesëmarrësit në audicione nënvizojnë se ky festival është një mundësi për prezantimin e vlerave të këndimit.
“E kam përcjellë edhe më herët edhe e kam parë që është një mundësi shumë e mirë për ta treguar veten”, ka thënë këngëtarja Eliesa Rama.
“Po ndihem shumë mirë që jam prapë pjesë e festivalit popullor ‘Kosovarja Këndon’ është një festival me shumë vlera dhe një festival shumë i veçantë”, tha këngëtarja Donika Kovani.
Festivali “Kosovarja Këndon 2025” do të begatojë madhështinë e festave të nëntorit, ndërkohë që në skenë pritet të paraqiten 16 këngëtarë.

“Summer Culture” sjell në Kosovë artistë nga vende të ndryshme të botës
Përmbyllet edicioni i 18-të i PriFest, ndahen çmimet kryesore
Mitrovica International Jazz Days: Edicioni i katërt sjell emra të njohur botërorë
“Dua” rikthehet në Prishtinë me rrëfimin e luftës
Kalaja e Prizrenit rihapet pjesërisht për vizitorë
“Ditari i një fotografi të luftës” hapet në Prishtinë, ekspozitë në nderim të luftës së UÇK-së
Reagojnë familjarët e viktimave të luftës
Trump nënshkruan ligjin për sanksione ndaj Rusisë, Zelensky: Faleminderit SHBA
Von der Leyen vjen në Kosovë dhe rajon – eviton Serbinë
Maqedonci: Ushtarakët e FSK-së do të mund të ndjekin studime universitare dhe master në anglisht