Prishtinë, 19 tetor 2025
Kastrioti i Ferizajt ka përfunduar rrugëtimin në Kupën Evropiane për hendbollistë në raundin e dytë, pasi është eliminuar nga kampioni i Luksemburgut, Red Boys Differdange.
Pas humbjes 31:28 të premten në Lipjan, skuadra mysafire ka triumfuar sërish të shtunën në Ferizaj me rezultat 29:26.
Pjesa e parë e ndeshjes ka qenë e fortë dhe e barabartë, duke u mbyllur 15:15.
Në pjesën e dytë, Kastrioti e ka nisur më mirë, por më pas Differdange ka përfituar nga disa gabime dhe ka krijuar epërsi që e ka ruajtur deri në fund.
Jeton Bislimi dhe Alban Haziri kanë qenë më efikasët te Kastrioti me nga gjashtë gola, ndërsa Adonit Isufi dhe Festim Mustafa kanë shënuar nga katër herë secili. Portieri Wadi Chebbi është dalluar me dhjetë pritje.

Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Grand Slamin e Abu Dabit
Ballkani triumfon bindshëm ndaj Drenicës
Nacionalizmi serb shfaqet edhe në futboll, tifozët e “Yllit të Kuq” djegin figurat e Kurtit dhe Thaçit
Barcelona-Real Madrid: ‘El Clasico’ që mund ta ndryshojë historinë
Gjilani pret Llapin në hapje të xhiros së 11-të të Superligës
PSG-Barcelona, kryesfida e mbrëmjes në Ligën e Kampionëve
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë