Prishtinë 18 Tetor 2025
Kosova ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm në Kampionatin Botëror të Paraglajdit, duke u renditur në vendin e tretë mes konkurrencës më të fortë ndërkombëtare.
Në këtë kampionat morën pjesë 140 pilotët më të mirë nga 39 shtete të botës.
Ekipi i Kosovës përfaqësohej nga pilotët: Fanol Shala, Migjen Shala, Lisjeta Thaqi, Veton Syla dhe Eduard Daci, ndërsa pjesë e delegacionit ishte edhe kryetari i Federatës së Aeronautikës së Kosovës, z. Avni Kuqi. Ky rezultat është fryt i përkushtimit të palodhshëm të sportistëve dhe mbështetjes së vazhdueshme institucionale për sportet ajrore në vend.
Suksesi u kurorëzua edhe në kategorinë e femrave, ku pilotja Lisjeta Thaqi shkëlqeu, duke u renditur në vendin e tretë në botë një tjetër arritje e jashtëzakonshme që e bën këtë rezultat edhe më të veçantë për sportin kosovar.
Ndersa Fanol Shala u rendit ne top 10 pilotët me te mirë gjegjësisht ne vendin e 9-të
Kosova tashmë ka vulosur emrin e saj në hartën botërore të paraglajdit një arritje që frymëzon gjeneratat e reja.

Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Grand Slamin e Abu Dabit
Ballkani triumfon bindshëm ndaj Drenicës
Nacionalizmi serb shfaqet edhe në futboll, tifozët e “Yllit të Kuq” djegin figurat e Kurtit dhe Thaçit
Barcelona-Real Madrid: ‘El Clasico’ që mund ta ndryshojë historinë
Gjilani pret Llapin në hapje të xhiros së 11-të të Superligës
PSG-Barcelona, kryesfida e mbrëmjes në Ligën e Kampionëve
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë