Prishtinë, 13 tetor 2025
Një fitore shumë të rëndësishme e ka arritur përfaqësuesja e Kosovës kundrejt Suedisë, në kuadër të grupit B të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2026.
Golin e vetëm të fitores Kosova e shënoi nëpërmjet sulmuesit Fisnik Asllani, brenda pjesës së parë, i cili shfrytëzoi mjaft mirë një top të devijuar, për të gjuajtur në drejtim të portës për rezultatin 1 me 0.
Suedia ka dominuar plotësisht takimin, duke bërë përpjekje të vazhdueshme për të arritur te goli i barazimit, por mbrojtja e Kosovës ishte e pathyeshme.
Me këtë fitore, Kosova forcon pozitën e dytë në grup, me gjithsej shtatë pikë, tri më pak se Zvicra që është lider i grupit dhe katër më shumë se Sllovenia në pozitën e 3,
Tri pikët e fituara sonte shtojnë maksimalisht gjasat për Kosovën që të sigurojë fazën play-off.

Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Grand Slamin e Abu Dabit
Ballkani triumfon bindshëm ndaj Drenicës
Nacionalizmi serb shfaqet edhe në futboll, tifozët e “Yllit të Kuq” djegin figurat e Kurtit dhe Thaçit
Barcelona-Real Madrid: ‘El Clasico’ që mund ta ndryshojë historinë
Gjilani pret Llapin në hapje të xhiros së 11-të të Superligës
PSG-Barcelona, kryesfida e mbrëmjes në Ligën e Kampionëve
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë