Mitrovica e Veriut 12 Tetor 2025
Që nga orët e hershme të mëngjesit, qytetarët në gjithë territorin e Kosovës kanë filluar të votojnë në kuadër të procesit zgjedhor që po zhvillohet sot. Megjithatë, nga veriu i vendit janë raportuar parregullsi të shumta që kanë ngritur shqetësime në opinionin publik dhe institucionet përkatëse.
Në Mitrovicë të Veriut, serbët janë parë të organizuar në grupe që nga mëngjesi, duke u mbledhur në sheshin kryesor dhe më pas duke u drejtuar drejt qendrave të votimit për të votuar për Listën Serbe. Turmën e ka udhëhequr drejt kutive të votimit kryetari i kësaj partie, ZlatanElek.
Në pamjet e publikuara nga ky rajon, shihet edhe anëtari tjetër i Listës Serbe, IgorSimiq, i cili qëndron pranë rendit të qytetarëve serbë që presin të votojnë. Një fotografi e publikuar sot tregon qartë praninë e tij në korridoret e shkollave ku po zhvillohet votimi, në afërsi të hyrjeve të vendvotimeve.
Lista Serbe dihet se kontrollohet dhe financohet drejtpërdrejt nga Qeveria e Serbisë. Institucionet vendore kanë shprehur vazhdimisht shqetësime për ndikimin e Beogradit në proceset politike në veri të Kosovës.

Këto janë adresat e 38 qendrave të votimit me kusht për zgjedhjet e 7 qershorit
Mandati i KQZ-së në përfundim, disa parti ende pa propozime
KQZ e pezullon AKR-në për shkak te mosmbajtjes së kuvendit zgjedhor brenda afatit
KQZ për zgjedhjet e reja: Do të veprojmë në përputhje me mandatin kushtetues dhe ligjor
KQZ miraton rekomandimet për reformë zgjedhore, kërkohen edhe ndryshime ligjore
Supremja thotë se i ka shqyrtuar të gjitha ankesat kundër vendimeve të PZAP-së
Manipulimi i fokusit publik: Kosova si instrument në raportet Serbi- Mali i Zi
Ushtria amerikane nis një valë sulmesh kundër Iranit pas rrëzimit të helikopterit “Apache”
Van Bremt: Anëtarësimi i Malit të Zi në BE do të ishte një “skenar i tmerrshëm” për regjimin e Vuçiçit
Në Gjilan lansohet dokumentari për personat e zhdukur gjatë luftës