Prishtinë 12 Tetor 2025
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka hedhur votën e saj në zgjedhjet e sotme.
Osmani ka thënë se sot është një ditë e rëndësishme për demokracinë e Kosovës, teksa tha se sa më masive të jetë pjesëmarrja në proceset zgjedhore aq më e fortë do të jetë edhe demokracia e vendit.
“Sot është një ditë e rëndësishme për demokracinë e vendit tonë dhe sa më masive pjesëmarrja në proceset zgjedhore, sa më i rregulllt dhe i lirë procesi zgjedhor aq më e fortë do të jetë edhe demokracia jonë”, tha Osmani.
“I uroj suksese të gjithë atyre që po marrin pjesë në këto zgjedhje por mbi të gjitha shpresojë që ky të jetë një proces me rezultate që do të jetë në të mirë të qytetarëve tanë”, deklaroi presidentja Osmani
Ndryshe, ajo ishte e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, Zotëria i Parë, Prindon Sadriu.

Këto janë adresat e 38 qendrave të votimit me kusht për zgjedhjet e 7 qershorit
Mandati i KQZ-së në përfundim, disa parti ende pa propozime
KQZ e pezullon AKR-në për shkak te mosmbajtjes së kuvendit zgjedhor brenda afatit
KQZ për zgjedhjet e reja: Do të veprojmë në përputhje me mandatin kushtetues dhe ligjor
KQZ miraton rekomandimet për reformë zgjedhore, kërkohen edhe ndryshime ligjore
Supremja thotë se i ka shqyrtuar të gjitha ankesat kundër vendimeve të PZAP-së
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte