Mitrovicë 11 Tetor 202
Një person ka vdekur e katër të tjerë kanë pësuar lëndime pas një aksidenti mes dy veturash te “Rruga e Liqenit” në Mitrovicë mbrëmjen e të premtes.
Trupi i pajetë është dërguar për obduksion.
Të lënduarit janë dërguar në spital, ndërsa njëri shofer pas trajtimit është dërguar në mbajtje.
“Raportohet se si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur midis dy veturave, një mashkull kosovar, ka humbur jetën dhe katër të tjerë kanë pësuar lëndime trupore. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në Spitalin e Mitrovicës. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit i cili ka qenë në vendin e ngjarjes, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa njëri nga drejtuesit e veturave i dyshuari mashkull kosovar, pas trajtimit mjekësor është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.

Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
Raportohet për një bombë në Shkollën Fillore “Stana Baqanin” në Leshak, rasti nën hetim
Arrestohet i dyshuari për vrasjen e rëndë në Vitomiricë të Pejës
Një person humb jetën në vendin e punës në Istog
Policia gjen armatim në shtëpinë ku u vra Arlinda Zekaj
Vritet një grua në Vitomiricë të Pejës, i dyshuar kunati i saj
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Troja Bicurri triumfon në “Akordet e Kosovës”, vlerësim për brezin e ri
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti