Beograd 26 Qershor 2025
Tash e disa muaj në Serbi po zhvillohen protesta masive të udhëhequra nga studentet e fakulteteve të Beogradit dhe Novi Sadit, mirëpo protesta në përkrahje të studentëve po zhvillohen në të gjitha qytetet e Serbisë.
Pushteti në Serbi nuk qëndron duarkryq ndaj këtyre protestave. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe vartësit e tij, studentëve protestues u kanë dhënë epitetin e “bllokuesve”, ndërsa kauzën e tyre e kanë cilësuar si “Revolucion me ngjyra”, madje duke akuzuar disa vende perëndimore se qëndrojnë prapa këtyre protestave.
Në anën tjetër, për t’i shtypur këto protesta, pushteti i Vuçiçit ka angazhuar të gjithë mekanizmat shtetëror, përfshirë edhe Agjencinë e Sigurisë së Informacionit (BIA), e cila po e përdorë praktiken e viteve të ’90-ta që e zbatonte në Kosovë, duke kidnapuar njerëzit.
Kjo praktikë po zbatohet edhe ndaj studentëve protestues. Pasi disa muaj më parë, gjashtë operativë të BIA-s kidnapuan studentët Mila Pajiq dhe Dorotea Antiq, të mërkurën në mbrëmje u kidnapua edhe studenti Stefan Tomiq.
Më herët politikanja opozitare, Marinika Tepiq kishte deklaruar se këto kidnapime nga ana e BIA-s po kryhen me urdhër të Darko Beçiqit, përndryshe vëllait të Igor Beçiqit, kryetar Bordit të Partisë Progresive (SNS) në pushtet për Kontrollin e Shërbimeve të Sigurisë.

Miliband: Rusia nuk po e fiton luftën në Ukrainë
Sulm me dron rus në stacionin hekurudhor në Dnipro, 13 të vrarë dhe 10 të plagosur
Shkon në 64 numri i viktimave nga përplasja e trenave në Spanjë
Tragjedi hekurudhore në Spanjë, 46 të vdekur nga përplasja mes trenave
Trump mund të urdhërojë sulm të ri ndaj Iranit, ushtria amerikane në gatishmëri
Melania Trump ndërmjetëson armëpushimin mes Rusisë dhe Ukrainës në një qytet
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit