Prishtinë, 5 tetor 2025
Barcelona ka pësuar humbje befasuese në udhëtim te Sevilla me rezultat 4-1.
Ndeshja u zhbllokua vetëm pas 13 minutave të luajtura, ku të parët që kaluan në epërsi ishin vendasit.
Ish-sulmuesi i Barcelonës, Alexis Sanchez realzoi nga penalltia për 1-0 në minutën e 13-të.
Befasitë nuk u ndalën, teksa Sevilla ngriti epërsinë në 2-0 në minutën e 36-të me anë të Romeros pas asistimit nga Vargas.
Krejt në fund të pjesës së parë, Pedri dhuroi një asistim të bukur te Marcus Rashford i cili realizoi për 2-1.
Në pjesën e dytë katalunasit u hodhën të gjithë në sulm për të kërkuar golin e barazimit.
Në minutën e 76-të, Barcelona pati rast të artë për të barazuar rezultatin, por Robert Lewandowski dështoi të shënonte nga penalltia.
Krejt në fund të ndeshjes, Carmona pas një kundërsulmi të shpejtë realizoi gol për 3-1.
Sevilla nuk u ndal dhe në minutën e 96-të gjetën edhe golin e katërt, kur Adams realizoi gol për rezultatin përfundimtar 4-1.
Barcelona me këtë humbje humb mbetet në pozitën e dytë në tabelë me 19 pikë, derisa Sevilla është e katërta me 13 pikë.

Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Grand Slamin e Abu Dabit
Ballkani triumfon bindshëm ndaj Drenicës
Nacionalizmi serb shfaqet edhe në futboll, tifozët e “Yllit të Kuq” djegin figurat e Kurtit dhe Thaçit
Barcelona-Real Madrid: ‘El Clasico’ që mund ta ndryshojë historinë
Gjilani pret Llapin në hapje të xhiros së 11-të të Superligës
PSG-Barcelona, kryesfida e mbrëmjes në Ligën e Kampionëve
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Troja Bicurri triumfon në “Akordet e Kosovës”, vlerësim për brezin e ri
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti