Prishtinë, 5 tetor 2025
Të dielën e ardhshme qytetarët e Kosovës u drejtohen qendrave të votimit për të zgjedhur kryetarët e komunave dhe asamblistët e kuvendeve komunale.
Në vazhdën e përgatitjes për zgjedhjet lokale, të cilat do të mbahen fundjavën e ardhshme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar me trajnimin e anëtarëve të Këshillave të vendvotimeve që do të angazhohen në ditën e zgjedhjeve, më 12 tetor.
Programi trajnues do të zhvillohet në 38 komunat e vendit dhe ka për qëllim të përgatisë më shumë se 15 mijë anëtarë me njohuri për detyrat dhe përgjegjësitë e tyre gjatë procesit zgjedhor.
Procedurat e votimit dhe numërimit në vendvotim; procedurat e Votimit të Personave me Nevoja të Veçanta dhe procedurat e votimit me kusht, janë çështjet thelbësore në të cilat do të përqendrohet programi trajnues, ka njoftuar KQZ-ja.
Në mbledhjen e fundit KQZ mori vendim për emërimin e anëtarëve të Këshillave të Vendvotimeve të rregullta, atyre me kusht dhe anëtarëve rezervë për Zgjedhjet Lokale, të cilët do të angazhohen në ditën e zgjedhjeve, më 12 tetor 2025. Sipas vendimit të këtij komisioni, emërohen 14,305, anëtarë të 2,571 vendvotimeve të rregullta dhe 54 vendvotimeve me kusht, ndërkaq 1,200 anëtarë të tjerë do të jenë rezervë.
KQZ këtë javë akreditoi edhe 521 vëzhguesve, për vëzhgimin e Zgjedhjeve Lokale. Vëzhguesit e akredituar përfaqësojnë 26 organizata vëzhguese, si: organizata ndërkombëtare, organizatave joqeveritare dhe përfaqësi diplomatike në Republikën e Kosovës.
Zgjedhjet në Kosovë do të zhvillohen në 948 Qendra të Votimit, me gjithsej 2,625 vendvotime, prej të cilave 910 qendra me 2,571 vendvotime për votimin e rregullt dhe 38 qendra, nga një për çdo komunë, me 54 vendvotime, për të mundësuar votimin me kusht.

Mandati i KQZ-së në përfundim, disa parti ende pa propozime
KQZ e pezullon AKR-në për shkak te mosmbajtjes së kuvendit zgjedhor brenda afatit
KQZ për zgjedhjet e reja: Do të veprojmë në përputhje me mandatin kushtetues dhe ligjor
KQZ miraton rekomandimet për reformë zgjedhore, kërkohen edhe ndryshime ligjore
Supremja thotë se i ka shqyrtuar të gjitha ankesat kundër vendimeve të PZAP-së
Intervistohen 14 persona në Kllokot për dyshim për falsifikim të votave
Komandanti i KFOR-it: Që nga tetori 2025, situata në Kosovë është përgjithësisht e qetë
“Ky është më shumë se një meç, do të luftoj për Shqipërinë dhe për shqiptarët”, Prenga me fjalë të mëdha para meçit jetik me Joshuan
Vitin e shkuar u ngritën 15 aktakuza për krime lufte, 10 prej tyre në mungesë
Milanoviq: Pretendime të pakuptimta se Kroacia, Shqipëria dhe Kosova po përgatiten të sulmojnë Serbinë