Graçanicë, 4 tetor 2025
Kandidati për kryetar të Komunës së Graçanicës, Leutrim Ajeti nga Aleanca Shqiptare, ka vazhduar takimet me qytetarë të kësaj komune, në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 12 tetorit.
Në lagjen e Uglarit, Ajeti është takuar më banorët vendës, me të cilët ka diskutuar kërkesat e tyre, për investime në mandatin e tij si kryetar i komunës së Graçanicës.
Ajeti është shprehur i bindur se të gjitha kërkesat e qytetarëve do të trajtohen me prioritet, kujdes dhe dinjitet.
“Aleanca Shqiptare çdoherë e çdo ditë pranë qytetarëve. Në lagjen e Uglarit, me kënaqësi dëgjuam hallet, kërkesat dhe nevojat e tyre, të cilat do të adresohen me prioritet, me kujdes dhe dinjitet për çdo brez”, është shprehur kandidati për kryetar të komunës së Graçanicës, Leutrim Ajeti nga Aleanca Shqiptare.

Këto janë adresat e 38 qendrave të votimit me kusht për zgjedhjet e 7 qershorit
Mandati i KQZ-së në përfundim, disa parti ende pa propozime
KQZ e pezullon AKR-në për shkak te mosmbajtjes së kuvendit zgjedhor brenda afatit
KQZ për zgjedhjet e reja: Do të veprojmë në përputhje me mandatin kushtetues dhe ligjor
KQZ miraton rekomandimet për reformë zgjedhore, kërkohen edhe ndryshime ligjore
Supremja thotë se i ka shqyrtuar të gjitha ankesat kundër vendimeve të PZAP-së
Hamza: Vendimi ndaj krerëve nuk u bë në emër të popullit, por kundër shtetit të Kosovës
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së është padrejtësi e papranueshme
Video-lajm: Protuestuesit revoltohen para ndërtesës së EULEX-it
Rama reagon pas vendimit në Hagë: `MARRE`