Prishtinë, 2 tetor 2025
Ndeshja e paralajmëruar të luhet mes Serbisë dhe Shqipërisë, më 11 tetor, në stadiumin Duboqica në Leskovc, nga Federata e Futbollit të Serbisë është konsideruar ndeshje me rrezikshmëri të lartë.
Federata serbe njoftoi se në bashkëpunim me FIFA-n dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme të Serbisë, ndeshja Serbi – Shqipëri është shpallur ndeshje me rrezikshmëri të lartë sigurie.
“Me qëllim që të sigurohet siguria maksimale e të gjithë pjesëmarrësve dhe shikuesve, FIFA ka marrë vendim që, posaçërisht për këtë rast, të dërgojë në Leskovc madje dy zyrtarë sigurie. Prania e tyre tregon qartë rëndësinë dhe seriozitetin e këtij takimi nga aspekti i sigurisë, por gjithashtu thekson detyrimin e të gjithë aktorëve që sporti të vihet në plan të parë”, thuhet në njoftimin e FSS-së.
Po ashtu shtohet se publiku sportiv ende e kujton se përballja ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë në vitin 2014 u ndërpre për shkak të incidenteve të rënda.
Theksohet gjithashtu se FSS, në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme, UEFA-n, FIFA-n dhe të gjitha organet tjera përkatëse, po ndërmerr të gjitha masat e nevojshme që ndeshja të zhvillohet në një atmosferë të “fair-play”-it, pa incidente dhe në frymën e sportit.

Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Grand Slamin e Abu Dabit
Ballkani triumfon bindshëm ndaj Drenicës
Nacionalizmi serb shfaqet edhe në futboll, tifozët e “Yllit të Kuq” djegin figurat e Kurtit dhe Thaçit
Barcelona-Real Madrid: ‘El Clasico’ që mund ta ndryshojë historinë
Gjilani pret Llapin në hapje të xhiros së 11-të të Superligës
PSG-Barcelona, kryesfida e mbrëmjes në Ligën e Kampionëve
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Troja Bicurri triumfon në “Akordet e Kosovës”, vlerësim për brezin e ri
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti