Prishtinë 2 Tetor 2025
Kryeministri i vendit, Albin Kurti përmes një shkrimi në rrjetin social në Facebook ka kujtuar veprën e Jusuf Gërvallës.
Sipas Kurtit, Gërvalla ishte patrioti , artisti dhe aktivistit politik ndër më të rëndësishmit në historinë politike të Kosovës.
Kurti tha se gjatë jetës së tij të shkurtër që iu ndërpre kur ishte vetëm 36-vjeçar, Jusuf Gërvalla formësoi një profil prej gazetari, poeti, shkrimtari, këngëtari dhe aktivisti politik.
Postiimi i plotë:
Sot është ditëlindja e Jusuf Gërvallës, patriotit, artistit dhe aktivistit politik ndër më të rëndësishmit në historinë politike të Kosovës. Jusuf Gërvalla ka lindur më 1 tetor 1945 në fshatin Dubovik të Deçanit. Ai sot do të bëhej 80-vjeçar, sikur jeta e tij aq intensive, të mos ndërpritej dhunshëm nga një atentat politik i organizuar nga shteti i Serbisë ndaj tij, vëllait të tij Bardhoshit dhe bashkëveprimtarit të tyre Kadri Zekës, më 17 janar 1982, në Gjermani.
Gjatë jetës së tij të shkurtër që iu ndërpre kur ishte vetëm 36-vjeçar, Jusuf Gërvalla formësoi një profil prej gazetari, poeti, shkrimtari, këngëtari dhe aktivisti politik, brenda figurës së tij, që paraqet një personazh krejt unik në historinë e inteligjiencës kulturore dhe të artistëve të angazhuar polikisht në Kosovë. Këngët dhe poezitë e tij u kanë mbijetuar kohëve, bashkë me shembullin e përkushtimit në angazhim kombëtar dhe thellësisë në mendim politik.

Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Nis hetimi parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt, nëntë ditë pas ngjarjes
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Spajiç kërkon hetim parlamentar për ndikimin e mundshëm të Serbisë në mediat dhe bizneset e Malit të Zi