Kllokot, 29 shtator 2025
Kandidati i pavarur për kryetar të Komunës së Kllokotit, Arbër Emini, ka thënë se pas dy kandidatëve nga komuniteti serb, Streçko Spasiç dhe Bozhidar Dejanoviç, qëndron kryeterroristi Milan Radojçiq.
Ai në një postim në Facebook u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos bien pre e mashtrimit nga këta dy emra.
Emini ka thënë çdo shqiptar që kërkon votën për këta dy persona është në shërbim të Radojçiqit.
Postimi i plotë i tij:
Mos u mashtroni nga emrat e dy kandidatëve serb:
Strecko Spasiç – SNS e Vuçiqit në Kllokot të “Martën ishte tek Radojçiq në Rashkë”.
Bozhidar Dejanoviç – Lista Serbe e Radojçiqit në Kllokot të “Enjten ishte tek Radojçiq në Rashkë”.
Pas këtyre dy kandidatëve nuk qëndron as zhvillimi i Kllokotit, as interesat e qytetarëve.
Pas tyre qëndron vetëm kryeterroristi Milan Radojçiq, njeriu që për vite me radhë ka mbajtur peng shqiptarët e komunës sonë dhe ka përdorur Listën Serbe vetëm për pushtet, korrupsion dhe frikësim.
Çdo shqiptar që sot ju kërkon votën për këta dy kandidatë serb, është duke i shërbyer Radojçiqit dhe Vuçiçit, dhe jo qytetarëve të Kllokotit.
Më 12 tetor, thoni JO Listës Serbe dhe SNS-it!
Votoni për ta çliruar Kllokotin nga ndikimi i Beogradit dhe Radojçiqit.
Votoni për të ndërtuar një të ardhme të sigurt për fëmijët tanë.
Ditëve në vijim, do ju dëshmoj se ka shqiptarë që me urdhër të Milan Radojçiq dhe BIA-së po punojnë për të siguruar vota të shqiptarëve për këta dy kandidatë serbë.
Ditëve në vijim, do ju dëshmoj se këta dy kandidatë serbë dhe disa shqiptarë po punojnë për ta mbajtur në pushtet njërën nga këto dy parti.
Do ju dëshmoj takimet e tyre me BIA-në Serbe.
Do ju dëshmoj takimet me gjeneralë të ushtrisë së Serbisë dhe Rusisë.
Do ju dëshmoj takimet e disa shqiptarëve me agjentë të BIA-së.
Propaganda Serbe do të fundoset.
