Prishtinë, 25 shtator 2025
Partitë politike kanë vazhduar në ditën e 13 të fushatës parazgjedhore për zgjedhjet lokale të 12 tetorit, duke shpalosur programin e tyre politik para qytetarëve.
Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur tubime në Mitrovicën e Veriut, ku zyrtarët e saj theksuan rëndësinë e zhvillimit të veriut të Kosovës, përmes investimeve, krijimit të vendeve të punës dhe forcimit të institucioneve.
Ndërkaq, kandidati për kryetar të Mitrovicës, Faton Peci, ka mbajtur takim në Kçiq. Para qytetarëve të këtij fshati Peci ka shpalosur pjesë të programit, për mandatin e tij si kryetar i kësaj komune.
Edhe Partia Demokratike e Kosovës ka vazhduar aktivitetin elektoral. Në Prizren, kryetari aktual që rikandidon edhe për një mandat tjetër, Shaqir Totaj, ka thënë se për herë të parë pas shumë dekadash po e sjellin QKMF-në e dytë në Prizren.
Hajrulla Çeku nga Lëvizja Vetëvendosje, kandidat për kryetar të Prishtinës, ka realizuar takime me përfaqëues të start-up para të cilëve ka premtuar mbështetje për ekonominë digjitale e kreative.
Edhe Lista Serbe ka vazhduar tubimet me qytetarë, duke prezantuar kandidatët për kryetar të komunave dhe listën e anëtarëve të kuvendeve komunale.
Kryetari i Prishtinës, njëherësh kandidat edhe për një mandat tjetër, Përparim Rama, ka njoftuar se është rikthyer në funksion Qendra Kulturore në fshatin Llukar.
Rama, në një postim në Facebook ka shkruar se kjo qendër nuk u ringjall vetëm si objekt i ri, por si vend ku talenti, arti dhe komuniteti gjejnë strehë.
Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për kryetar të Prishtinës, Bekë Berisha, ka treguar planet e tij për lagjen “Kodra e Trimave”.
Ai ka thënë se si çdo lagje në rritje, ajo ka nevojë për investime dhe përmirësime që do të sjellin kushte më të mira jetese për familjet që jetojnë aty.

Mandati i KQZ-së në përfundim, disa parti ende pa propozime
KQZ e pezullon AKR-në për shkak te mosmbajtjes së kuvendit zgjedhor brenda afatit
KQZ për zgjedhjet e reja: Do të veprojmë në përputhje me mandatin kushtetues dhe ligjor
KQZ miraton rekomandimet për reformë zgjedhore, kërkohen edhe ndryshime ligjore
Supremja thotë se i ka shqyrtuar të gjitha ankesat kundër vendimeve të PZAP-së
Intervistohen 14 persona në Kllokot për dyshim për falsifikim të votave
Komandanti i KFOR-it: Që nga tetori 2025, situata në Kosovë është përgjithësisht e qetë
“Ky është më shumë se një meç, do të luftoj për Shqipërinë dhe për shqiptarët”, Prenga me fjalë të mëdha para meçit jetik me Joshuan
Vitin e shkuar u ngritën 15 aktakuza për krime lufte, 10 prej tyre në mungesë
Milanoviq: Pretendime të pakuptimta se Kroacia, Shqipëria dhe Kosova po përgatiten të sulmojnë Serbinë