Ambasadori gjerman në largim, Jörn Rohde, është pritur në një takim lamtumirës nga kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në ndërtesën e Kryeministrisë. Takimi është konfirmuar nga Ambasada Gjermane dhe Zyra e Kryeministrit, dy ditë pas zhvillimit të tij.
“Me rastin e lamtumirës së tij, Ambasadori Jörn Rohde u prit nga Kryeministri në detyrë Albin Kurti. Ai e falënderoi atë për pesë vitet e tij të shërbimit të përkushtuar”, thuhet në njoftimin zyrtar të Ambasadës Gjermane në Prishtinë.
Nga ana e tij, kryeministri në detyrë Kurti vlerësoi lartë rolin e Gjermanisë në zhvillimin e Kosovës dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të ndërsjellë.
“Gjermania mbetet partner qendror i Republikës së Kosovës në bashkëpunim ekonomik dhe në rrugën tonë drejt integrimit evropian”, tha Kurti, sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit.
Në takim u përmendën disa fusha kyçe të bashkëpunimit mes dy vendeve, përfshirë energjinë, arsimin dhe mbrojtjen e mjedisit. Gjithashtu, u diskutua edhe për çështjet e sigurisë, bashkëpunimin me KFOR-in, si dhe liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës – një arritje e shënuar gjatë mandatit të ambasadorit Rohde dhe qeverisë Kurti.

Kurti paralajmëron për rrezikun nga Serbia – ngre edhe çështjen e shqiptarëve në Luginën e Preshevës
Spajiq thotë se dy shtete po përgatisin destabilizimin e Malit të Zi, “Vijesti” përmend Shqipërinë e Serbinë
Haxhiu fton liderët e partive politike në takim të përbashkët të martën
Sveçla: Epoka e spastrimit etnik ka marrë fund, Paunoviq shpallet “non grata” në Republikën e Kosovës
Kurti: Ne tražimo prečice, niti zadnja vrata, već samo meritokratski proces za integraciju u EU
Live: Albulena Haxhiu zgjidhet kryetare e Kuvendit
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit