Prishtinë, 23 shtator 2025
Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka thënë se investimet e Qeverisë në fushën e mbrojtjes ka për qëllim ngritjen e kapacitete për ushtarake për mbrojtje të territorit dhe kontribuar për siguri e paqe në rajon dhe më gjerë.
Ai kështu është shprehur në takimet e Ministrave të Mbrojtjes së Evropës Qendrore dhe Jug-Lindore në kuadër të Ministerialit të Bashkëpunimit të Mbrojtjes së Evropës Qendrore, ku po merr pjesë me ftesë të Zëvendës Kryeministrit dhe Ministrit të Mbrojtjes së Sllovakisë, Robert Kaliňák
Maqedonci ka thënë se ka shprehur vendosmërinë e Kosovës për anëtarësim në NATO dhe Bashkim Evropian.
“Në fjalën time theksova vendosmërinë e vendit tonë në rrugën e integrimit euro-atlantik, anëtarësimit në NATO dhe BE. Gjithashtu njoftova të pranishmit rreth zhvillimit të kapaciteteve mbrojtëse të Republikës së Kosovës, në përputhje dhe të ndërveprueshme me NATO, duke theksuar se investimet e qeverisë në mbrojtje kanë qëllim që të ndërtojmë kapacitete ushtarake të afta për të mbrojtur territorin dhe jetën e qytetarëve të Kosovës si dhe për të kontribuar për paqe dhe siguri regjionale dhe globale”, ka shkruar Maqedonci.
Ai ka bërë të ditur se gjatë këtij ministeriali me theks të veçantë u diskutua rreth bashkëpunimit në industrinë e mbrojtjes dhe mundësitë tjera të bashkëpunimit regjional.

Kurti paralajmëron për rrezikun nga Serbia – ngre edhe çështjen e shqiptarëve në Luginën e Preshevës
Spajiq thotë se dy shtete po përgatisin destabilizimin e Malit të Zi, “Vijesti” përmend Shqipërinë e Serbinë
Haxhiu fton liderët e partive politike në takim të përbashkët të martën
Sveçla: Epoka e spastrimit etnik ka marrë fund, Paunoviq shpallet “non grata” në Republikën e Kosovës
Kurti: Ne tražimo prečice, niti zadnja vrata, već samo meritokratski proces za integraciju u EU
Live: Albulena Haxhiu zgjidhet kryetare e Kuvendit
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit