Prishtinë, 21 shtator 2025
“Nuk do të fitojmë apo humbasim Premier League të dielën. Është vetëm xhiroja e pestë”, ka thënë trajneri i Manchester City, Pep Guardiola.
Tekniku spanjoll ka folur para sfidës së fundjavës kundër Arsenal, rival i drejtpërdrejtë në garën për titull. Të dy skuadrat vijnë pas fitoreve në mesjavë: City mposhti Napolin, ndërsa Arsenal triumfoi ndaj Athletic Club, dhe tani kërkojnë tri pikë të vlefshme për të ndjekur Liverpool, që kryeson tabelën.
“Është vetëm xhiroja e pestë. Nuk do të fitojmë apo humbasim kampionatin të dielën”, ka thënë ai. “Edhe në sezonet e kaluara kemi qenë pas Liverpool apo Arsenali në dhjetor e janar, por në fund e kemi fituar titullin. Ajo që më intereson tani është ta shoh ekipin duke përparuar”.
Ai e ka kujtuar edhe humbjen e thellë 5-1 sezonin e kaluar kundër Arsenal.
“Në fillim luajtëm mirë, por pesëmbëdhjetë-njëzet minutat e fundit ishin katastrofë. Këtë herë shpresojmë të jemi më konkurrues. Arteta është trajner i jashtëzakonshëm dhe Arsenal, ka ndërtuar një skuadër shumë të fortë. Sot ata janë ndër kundërshtarët më të vështirë në Evropë,” ka shtuar Guardiola.

Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Grand Slamin e Abu Dabit
Ballkani triumfon bindshëm ndaj Drenicës
Nacionalizmi serb shfaqet edhe në futboll, tifozët e “Yllit të Kuq” djegin figurat e Kurtit dhe Thaçit
Barcelona-Real Madrid: ‘El Clasico’ që mund ta ndryshojë historinë
Gjilani pret Llapin në hapje të xhiros së 11-të të Superligës
PSG-Barcelona, kryesfida e mbrëmjes në Ligën e Kampionëve
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit