Hag 18 Shtator 2025
Ish-këshilltari ligjor i delegacionit të Kosovës në Rambuje, Paul Williams, do të vazhdojë dëshminë e tij në Hagë
Ai u paraqit të mërkurën në Gjykatë, i thirrur nga mbrojtja e Thaçit, dhe dha dëshmi për në kohë goxha të gjatë.
Njësoj si ish-diplomati dhe dëshmitari i parë i thirrur nga mbrojtja e ish-presidentit, James Rubin që deklaroi se Thaçi nuk kishte kompetenca brenda UÇK-së për të marrë vendime, ashtu dëshmoi edhe Williams.
Ai foli për Marrëveshjen e Rambujesë, derisa shtoi se ai ishte thirrur nga Bujar Bukoshi në emër të Ibrahim Rugovës.
Ish-këshilltari dëshmoi edhe për rolin e Jakup Krasniqit në këtë marrëveshje.
Derisa, i njëjti do të vazhdojë dëshminë e tij në Hagë edhe për një ditë e gjysmë.

Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”
Gjykata cakton paraburgim për dy të dyshuar për krime lufte
Troja Bicurri triumfon në “Akordet e Kosovës”, vlerësim për brezin e ri