Prishtinë 17 Shhtator 2025
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, tha se sonte ka pasur nderin të jetë pjesë e ceremonisë hapëse të Forumit Rinor 2025 në kuadër të Procesit të Berlinit, ku para një audience të gjerë të liderëve të rinj, përfaqësuesve institucionalë, anëtarëve të shoqërisë civile dhe organizatave ndërkombëtare mbajti fjalën e tij për rëndësinë e bashkëpunimit rajonal.
Basha tha më tej se “ndërveprimi mes të rinjve është çelësi për të thyer paragjykimet dhe për të ndërtuar ura të reja miqësie” dhe se “ne nuk mund t’i lejojmë gjeneratat e ardhshme të rriten në izolim apo injorancë për njëri-tjetrin”.
Ai iu referua edhe historisë evropiane, “me ç’rast vendet që dikur ishin armiq të ashpër sot janë partnerë të mëdhenj në bashkëpunim”.
“Të rinjtë tanë kanë energji, talent dhe ide të jashtëzakonshme, e ne duhet të punojmë që t’i shfrytëzojmë këto për të ndërtuar një rajon të gatshëm për t’iu bashkuar Evropës jo vetëm gjeografikisht, por edhe në vlera e shpirt”, deklaroi Basha.

Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”
Gjykata cakton paraburgim për dy të dyshuar për krime lufte
Troja Bicurri triumfon në “Akordet e Kosovës”, vlerësim për brezin e ri