Hagë, 15 shtator 2025
Njëri nga dëshmitarët mbrojtës të krërëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, James Rubin, ish-ndihmëssekretar amerikan, ka nisur sot dëshminë e tij përballë trupit gjykues në Hagë, duke dhënë informata të kohës së luftës, të padëgjuara deri më tani. Njëra ndër dëshmitë më të favorshme deri sot, është ajo që qeveria serbe gjithmonë ishte përpjekur të fajësjojë Ushtrinë Clirimtare të Kosovës, për krimet e tyre (krimet serbe, v.j).
“Është karakteristikë që kemi parë në Bosnje dhe përsëri në Kosovë… ata gjithmonë janë përpjekur që ta fajësojnë UÇK-në. Pra, Qeveria Serbe. Kjo është mënyra që ata e justifikonin atë që po bënin duke hedhur fajin tek të tjerët”, ka dëshmuar Rubin, i cili është duke dëshmuar me autorizimin e Qeverisë Amerikane.
Rubin përmendi edhe një takim që kishte pasur me Jakup Krasniqin në Bruksel, ku Krasniqi i kishte kërkuar ndërhyrje ushtarake të Amerikës, armatosjen e UÇK-së dhe ndalimin e spastrimit etnik nga Slobodan Millosheviq.

Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”
Gjykata cakton paraburgim për dy të dyshuar për krime lufte
Troja Bicurri triumfon në “Akordet e Kosovës”, vlerësim për brezin e ri