Prishtinë 15 Shtator 2025
Në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Kosovës, nën udhëheqjen e drejtorit të Përgjithshëm kolonel Gazmend Hoxha, i cili ishte i shoqëruar nga stafi i lartë menaxhues, u mbajt një takim lidhur me angazhimin e Policisë së Kosovës në implementimin e planit policor për “Zgjedhjet lokale 2025” dhe për “Analizën e punës periodike”.
Sipas një njoftimi për media në këtë takim morën pjesë zëvendësdrejtori i PK-së, drejtorët e departamenteve, divizioneve, drejtorive rajonale dhe komandantët e stacioneve policore, të cilët u njoftuan lidhur me planifikimet, vlerësimet dhe angazhimet policore në ofrimin e sigurisë dhe mbarëvajtjes së procesit zgjedhor, si një proces mjaft i rëndësishëm për vendin.
Hoxha gjatë këtij takimi diskutoi edhe për situatën e përgjithshme të sigurisë, për analizën e punës periodike, për performancën dhe disiplinën në punë, e në veçanti për planin për zgjedhjet lokale, ku potencoi se krijimi i një klime të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës si dhe mbajtja e rendit, qetësisë dhe sigurisë publike në vend para, gjatë dhe pas procesit të zgjedhjeve, është primare për Policinë e Kosovës.

Sveçla: Epoka e spastrimit etnik ka marrë fund, Paunoviq shpallet “non grata” në Republikën e Kosovës
Këto janë adresat e 38 qendrave të votimit me kusht për zgjedhjet e 7 qershorit
Kurti: Ne tražimo prečice, niti zadnja vrata, već samo meritokratski proces za integraciju u EU
Mandati i KQZ-së në përfundim, disa parti ende pa propozime
KQZ e pezullon AKR-në për shkak te mosmbajtjes së kuvendit zgjedhor brenda afatit
KQZ për zgjedhjet e reja: Do të veprojmë në përputhje me mandatin kushtetues dhe ligjor
Gjashtë trupa gjenden gjatë gërmimeve në Zubin Potok
Pacolli: 17 vila janë rrënuar deri tash përreth Ujmanit
Kurti për gërmimet në Zubin Potok: Pengimi i Serbisë s’e ndalë Kosovën në kërkim të së vërtetës dhe drejtësisë
Deri më tani 6 trupa të gjetur gjatë gërmimeve në Zubin Potok