Prishtinë 13 shtator 2025
Lëvizja Vetëvendosje ka shpallur të premten nisjen zyrtare të fushatës për zgjedhjet lokale.
Kryetari i partisë, Albin Kurti, duke folur nga sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë, u bëri thirrje qytetarëve që të mbështesin vizionin e tyre për ta zgjeruar modelin e qeverisjes qendrore edhe në nivel komunal.
“Ndryshimi nuk mund të ndalet. Kundërshtarët kanë provuar ta pengojnë, por kanë dështuar dhe do të dështojnë sërish. Jo pse jemi të fortë, por sepse jemi të drejtë; jo pse jemi të ashpër, por sepse jemi të arsyeshëm. Ne duam një Kosovë që zhvillohet me drejtësi dhe funksionon për popullin e vet”, ka thënë Kurti.
Ai theksoi se qytetarët tashmë janë të lodhur nga “komunat dembele” dhe se ka ardhur momenti për modernizim, mirëqenie, pastërti dhe siguri.
“Paramendoni sa investime të mira do të bëheshin sikur qeverisjet lokale të udhëhiqeshin ashtu si qeverisja qendrore. Duam kryetarë që punojnë ditë e natë, e jo që ankohen orë e çast”, u shpreh ai.

Këto janë adresat e 38 qendrave të votimit me kusht për zgjedhjet e 7 qershorit
Mandati i KQZ-së në përfundim, disa parti ende pa propozime
KQZ e pezullon AKR-në për shkak te mosmbajtjes së kuvendit zgjedhor brenda afatit
KQZ për zgjedhjet e reja: Do të veprojmë në përputhje me mandatin kushtetues dhe ligjor
KQZ miraton rekomandimet për reformë zgjedhore, kërkohen edhe ndryshime ligjore
Supremja thotë se i ka shqyrtuar të gjitha ankesat kundër vendimeve të PZAP-së
Vandalizohet obelisku i “UÇK-së” në Kaçanik
Hekurudha Durrës-Prishtinë, temë diskutimi në takimin Karakaçi-Basha
Përfundon numërimi në të gjitha QKN-të, KQZ vazhdon me votat me postë dhe ato me kusht
Ekspertët e arsimit: Nataliteti në rënie dhe emigrimi po zbrazin shkollat në Kosovë